Vargje biblike për Sciences
Vargje kyçe biblike
Bëj një arkë prej druri; bëje arkën me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtë e nga brenda.
Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë.
Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.
Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.