Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Rulers

255 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

  2. Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

  3. Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

  4. Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,

  5. Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

  6. Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.

  7. Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.

  8. Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

  9. Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.

  10. Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.

  11. Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.

  12. Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

  13. Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.

  14. Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.

  15. Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.

  16. Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

  17. Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

  18. Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

  19. Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

  20. Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.

  21. Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij.

  22. Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

  23. Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

  24. Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

  25. Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.