Skip to content

Vargje biblike për Falsehood

55 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

  2. luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

  3. Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

  4. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

  5. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

  6. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

  7. Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar.

  8. Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

  9. Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.

  10. Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.

  11. Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

  12. kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

  13. Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

  14. Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

  15. Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

  16. Sepse duart tuaja janë ndotur me gjak dhe gishtërinjtë tuaj me paudhësi; buzët tuaja thonë gënjeshtra, gjuha juaj pëshpërit çoroditje.

  17. Askush nuk çel padi me drejtësi, askush nuk e mbron me të vërtetën; kanë besim te fjalët boshe dhe thonë gënjeshtrën, mendojnë të keqen dhe pjellin paudhësinë.

  18. Sepse shkeljet tona janë shumuar para teje dhe mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, sepse shkeljet tona na rrinë përpara dhe fajet tona i njohim:

  19. duke u rebeluar dhe duke mohuar Zotin, duke mos e ndjekur më Perëndinë tonë, duke folur për shtypje dhe kryengritje, duke i dhënë dhe duke murmuritur në zemër fjalë të rreme.

  20. Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.

  21. Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.

  22. Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: "Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend.

  23. Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.

  24. Atëherë edhe ata do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".

  25. Atëherë ai do t'u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".