Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Adultery

242 vargje · 4 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

  2. që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

  3. Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

  4. Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

  5. Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

  6. por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

  7. Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

  8. Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

  9. Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

  10. Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

  11. për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

  12. Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

  13. dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

  14. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

  15. Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

  16. U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

  17. Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

  18. A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

  19. Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

  20. Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

  21. Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

  22. Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

  23. Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

  24. I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

  25. për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.