Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 4:37rreth 1490 p.e.s.

    Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bënë regjistrimin e tyre simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

  2. Numrat 4:38rreth 1490 p.e.s.

    Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

  3. Numrat 4:39rreth 1490 p.e.s.

    nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

  4. Numrat 4:40rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ishin dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

  5. Numrat 4:41rreth 1490 p.e.s.

    Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.

  6. Numrat 4:42rreth 1490 p.e.s.

    Ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

  7. Numrat 4:43rreth 1490 p.e.s.

    nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

  8. Numrat 4:44rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin tre mijë e dyqind.

  9. Numrat 4:45rreth 1490 p.e.s.

    Këta janë ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit; ata që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhërit të Zotit të dhënë me anë të Moisiut.

  10. Numrat 4:46rreth 1490 p.e.s.

    Të gjithë ata që u regjistruan nga Levitët, që Moisiu, Aaroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

  11. Numrat 4:47rreth 1490 p.e.s.

    nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer dhe për të mbajtur pesha në çadrën e mbledhjes;

  12. Numrat 4:48rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë.

  13. Numrat 4:49rreth 1490 p.e.s.

    Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  14. Numrat 5:1rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  15. Numrat 5:2rreth 1490 p.e.s.

    "Urdhëro bijtë e Izraelit të nxjerrin jashtë kampit çdo lebroz, këdo që ka një fluks ose është i papastër nga kontakti që ka pasur me një trup të vdekur.

  16. Numrat 5:3rreth 1490 p.e.s.

    Dëboni jashtë kampit qoftë meshkujt, qoftë femrat; do t'i dëboni jashtë kampit për të mos ndotur kampin në mes të të cilit unë banoj".

  17. Numrat 5:4rreth 1490 p.e.s.

    Dhe bijtë e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorën jashtë kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kështu vepruan bijtë e Izraelit.

  18. Numrat 5:5rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  19. Numrat 5:6rreth 1490 p.e.s.

    "Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;

  20. Numrat 5:7rreth 1490 p.e.s.

    ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.

  21. Numrat 5:8rreth 1490 p.e.s.

    Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t'i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t'i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.

  22. Numrat 5:9rreth 1490 p.e.s.

    Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t'i përkasë këtij.

  23. Numrat 5:10rreth 1490 p.e.s.

    Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t'i përkasë këtij".

  24. Numrat 5:11rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  25. Numrat 5:12rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në qoftë se një grua i dredhon burrit të saj dhe kryen një pabesi kundrejt tij,