Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 6:7rreth 1490 p.e.s.

    as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.

  2. Numrat 6:8rreth 1490 p.e.s.

    Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.

  3. Numrat 6:9rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;

  4. Numrat 6:10rreth 1490 p.e.s.

    ditën e tetë do t'i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

  5. Numrat 6:11rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.

  6. Numrat 6:12rreth 1490 p.e.s.

    Do t'i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.

  7. Numrat 6:13rreth 1490 p.e.s.

    Ky është ligji i nazireatit: kur ditët e shenjtërimit të tij do të plotësohen, atë njeri do ta sjellin në hyrjen e çadrës së mbledhjes;

  8. Numrat 6:14rreth 1490 p.e.s.

    dhe ai do t'ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;

  9. Numrat 6:15rreth 1490 p.e.s.

    një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.

  10. Numrat 6:16rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do t'i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;

  11. Numrat 6:17rreth 1490 p.e.s.

    do të ofrojë dashin si flijim falënderimi ndaj Zotit, bashkë me shportën e bukëve të ndorme; prifti do të ofrojë gjithashtu blatimin e tij ushqimor dhe libacionin e tij.

  12. Numrat 6:18rreth 1490 p.e.s.

    Nazireu do të rruajë kokën e tij të shenjtëruar në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do të marrë flokët e kokës së tij të shenjtëruar dhe do t'i vërë mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit.

  13. Numrat 6:19rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do të marrë shpatullën e pjekur të dashit, një kulaç pa maja nga shporta dhe një revani pa maja dhe do të vërë në dorë të nazireut, mbasi ky të ketë rruar kokën e tij të shenjtëruar.

  14. Numrat 6:20rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do t'i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.

  15. Numrat 6:21rreth 1490 p.e.s.

    Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t'i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij".

  16. Numrat 6:22rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  17. Numrat 6:23rreth 1490 p.e.s.

    "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:

  18. Numrat 6:24rreth 1490 p.e.s.

    "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!

  19. Numrat 6:25rreth 1490 p.e.s.

    Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!

  20. Numrat 6:26rreth 1490 p.e.s.

    Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".

  21. Numrat 6:27rreth 1490 p.e.s.

    Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t'i bekoj".

  22. Numrat 7:1rreth 1490 p.e.s.

    Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.

  23. Numrat 7:2rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë

  24. Numrat 7:3rreth 1490 p.e.s.

    dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.

  25. Numrat 7:4rreth 1490 p.e.s.

    Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: