Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 7:5rreth 1490 p.e.s.

    "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".

  2. Numrat 7:6rreth 1490 p.e.s.

    Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.

  3. Numrat 7:7rreth 1490 p.e.s.

    Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;

  4. Numrat 7:8rreth 1490 p.e.s.

    katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;

  5. Numrat 7:9rreth 1490 p.e.s.

    por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.

  6. Numrat 7:10rreth 1490 p.e.s.

    Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

  7. Numrat 7:11rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

  8. Numrat 7:12rreth 1490 p.e.s.

    Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

  9. Numrat 7:13rreth 1490 p.e.s.

    ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

  10. Numrat 7:14rreth 1490 p.e.s.

    një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  11. Numrat 7:15rreth 1490 p.e.s.

    një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,

  12. Numrat 7:16rreth 1490 p.e.s.

    një dhi si flijim për mëkatin

  13. Numrat 7:17rreth 1490 p.e.s.

    dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.

  14. Numrat 7:18rreth 1490 p.e.s.

    Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.

  15. Numrat 7:19rreth 1490 p.e.s.

    Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

  16. Numrat 7:20rreth 1490 p.e.s.

    një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  17. Numrat 7:21rreth 1490 p.e.s.

    një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  18. Numrat 7:22rreth 1490 p.e.s.

    një kec si flijim për mëkatin

  19. Numrat 7:23rreth 1490 p.e.s.

    dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.

  20. Numrat 7:24rreth 1490 p.e.s.

    Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.

  21. Numrat 7:25rreth 1490 p.e.s.

    Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

  22. Numrat 7:26rreth 1490 p.e.s.

    një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  23. Numrat 7:27rreth 1490 p.e.s.

    një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  24. Numrat 7:28rreth 1490 p.e.s.

    një kec si flijim për mëkatin

  25. Numrat 7:29rreth 1490 p.e.s.

    dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.