Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 33:1rreth 713 p.e.s.

    Mjerë ti që shkreton edhe sikur të mos kesh qenë i shkretuar, që vepron me pabesi edhe sikur të mos jetë vepruar me pabesi kundër teje! Kur të kesh mbaruar së shkatërruari do të shkatërrohesh edhe

  2. Isaia 33:2rreth 713 p.e.s.

    O Zot, ki mëshirë për ne, që kemi shpresë te ti. Bëhu krahu ynë çdo mëngjes dhe shpëtimi ynë në kohë fatkeqësie.

  3. Isaia 33:3rreth 713 p.e.s.

    Nga zhurma e një turme, popujt ikin, kur ti çohesh kombet shpërndahen.

  4. Isaia 33:4rreth 713 p.e.s.

    Plaçka juaj e luftës do të mblidhet ashtu siç mblidhen vemjet; ashtu si turren karkalecat kështu do të turren mbi të.

  5. Isaia 33:5rreth 713 p.e.s.

    Zoti është lartësuar sepse banon lart; ai e mbush Sionin me barazi dhe drejtësi,

  6. Isaia 33:6rreth 713 p.e.s.

    dhe do të jetë siguria e ditëve të tua, forca e shpëtimit, dituria dhe njohja; frika e Zotit do të jetë thesari i tij.

  7. Isaia 33:7rreth 713 p.e.s.

    Ja, heronjtë e tyre bërtasin nga jashtë, lajmëtarët e paqes qajnë me hidhërim.

  8. Isaia 33:8rreth 713 p.e.s.

    Rrugët janë të shkreta, nuk ka as edhe një kalimtar nëpër to. Ai e ka prishur besëlidhjen me ta, i përbuz qytetet, nuk kujdeset për njeri.

  9. Isaia 33:9rreth 713 p.e.s.

    Vendi është në zi dhe vuan; Libani është plot me turp dhe i dobësuar; Sharoni është si një shkretëtirë, Bashani dhe Karmeli tronditen me të madhe.

  10. Isaia 33:10rreth 713 p.e.s.

    "Tani do të çohem", thotë Zoti, "tani do të lartësohem, tani do të ngrihem.

  11. Isaia 33:11rreth 713 p.e.s.

    Ju keni mbarsur bykun, por do të pillni kashtë; fryma juaj do të jetë një zjarr që do t'ju gllabërojë.

  12. Isaia 33:12rreth 713 p.e.s.

    Popujt do të jenë si furra të gëlqeres, ata do të digjen në zjarr si ferrishte të prera.

  13. Isaia 33:13rreth 713 p.e.s.

    O ju që jeni larg, dëgjoni atë që kam bërë; dhe ju që jeni afër, njihni fuqinë time".

  14. Isaia 33:14rreth 713 p.e.s.

    Në Sion mëkatarët i ka kapur frika, një drithërimë ka pushtuar të pabesët: "Kush prej nesh do të mund të banojë me zjarrin gllabërrues? Kush prej nesh do të mund të banojë me flakët e përjetshme?".

  15. Isaia 33:15rreth 713 p.e.s.

    Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrëmbëra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen,

  16. Isaia 33:16rreth 713 p.e.s.

    ai do të banojë në vënde të larta, shkëmbenjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t'i jepet, uji i tij do t'i sigurohet.

  17. Isaia 33:17rreth 713 p.e.s.

    Sytë e tu do të sodisin bukurinë e mbretit tënd, do të shohin një vend që ndodhet shumë larg.

  18. Isaia 33:18rreth 713 p.e.s.

    Zemra jote do të bjerë në mendime të thella mbi tmerret e kaluara: "Ku është shkruesi? Ku është ai që peshon? Ku është ai që numëron kullat?".

  19. Isaia 33:19rreth 713 p.e.s.

    Ti nuk do ta shikosh më atë popull mizor, atë popull me një të folur të errët dhe të pakuptueshme, që belbëzon një gjuhë që askush nuk e kupton.

  20. Isaia 33:20rreth 713 p.e.s.

    Sodit Sionin, qytetin e madhështive tona! Sytë e tu do të shohin Jeruzalemin, vendbanim i qetë, çadër që nuk do të lëvizet më nga vendi, hunjtë e së cilës nuk do të shkulen dhe asnjë nga litarët e saj nuk do të hiqet.

  21. Isaia 33:21rreth 713 p.e.s.

    Por aty Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne një vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji, ku nuk arrin asnjë anije me lopata dhe nuk kalon asnjë anije e fuqishme.

  22. Isaia 33:22rreth 713 p.e.s.

    Me qenë se Zoti është gjykatësi ynë, Zoti është ligjvënësi ynë, Zoti është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë.

  23. Isaia 33:23rreth 713 p.e.s.

    Litarët e tu janë liruar, nuk e mbajnë mirë dyrekun dhe nuk vënë në veprim velat. Atëherë do të ndahet preja e një plaçke të pasur; edhe çalamanët do të marrin pjesë në plaçkitje.

  24. Isaia 33:24rreth 713 p.e.s.

    Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: "Unë jam i sëmurë". Populli që banon aty do të përfitojë faljen për paudhësinë e tij.

  25. Isaia 34:1rreth 713 p.e.s.

    Afrohuni, o kombe, për të dëgjuar; o popuj, kini kujdes. Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që është në të, bota dhe gjithçka që ajo prodhon.