Kalo te përmbajtja

Creation Era

The Great Flood

Humanity's wickedness fills the earth; God preserves Noah and his family through a catastrophic flood.

97 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 7:4rreth 2348 p.e.s.

    sepse mbas shtatë ditëve do të bëj që të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e dyzet net me rradhë, dhe do të shfaros nga faqja e dheut tërë qeniet e gjalla që kam krijuar".

  2. Zanafilla 7:5rreth 2348 p.e.s.

    Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.

  3. Zanafilla 7:6rreth 2348 p.e.s.

    Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave.

  4. Zanafilla 7:7rreth 2348 p.e.s.

    Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes.

  5. Zanafilla 7:8rreth 2348 p.e.s.

    Nga kafshët e pastra dhe nga kafshët jo të pastra, nga zogjtë e nga të gjitha llojet që zvarriten mbi tokë,

  6. Zanafilla 7:9rreth 2348 p.e.s.

    erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë.

  7. Zanafilla 7:10rreth 2348 p.e.s.

    Në fund të shtatë ditëve, ujërat e përmbytjes mbuluan tokën.

  8. Zanafilla 7:11rreth 2348 p.e.s.

    Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën.

  9. Zanafilla 7:12rreth 2348 p.e.s.

    Dhe ra shi mbi tokë për dyzet ditë dhe dyzet net.

  10. Zanafilla 7:13rreth 2348 p.e.s.

    Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta;

  11. Zanafilla 7:14rreth 2348 p.e.s.

    ata dhe të gjitha bishat simbas llojit, tërë bagëtia simbas llojit të saj, të gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokën simbas llojit të tyre, tërë zogjtë simbas llojit të tyre, tërë zogjtë e çfarëdo lloji.

  12. Zanafilla 7:15rreth 2348 p.e.s.

    Ata erdhën te Noeu në arkë, dy nga dy, prej çdo mishi që ka frymë jete;

  13. Zanafilla 7:16rreth 2348 p.e.s.

    hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda.

  14. Zanafilla 7:17rreth 2348 p.e.s.

    Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë.

  15. Zanafilla 7:18rreth 2348 p.e.s.

    Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave.

  16. Zanafilla 7:19rreth 2348 p.e.s.

    Dhe ujërat u shtuan me forcë të madhe mbi tokë; të gjitha malet e larta që ndodheshin nën tërë qiellin u mbuluan.

  17. Zanafilla 7:20rreth 2348 p.e.s.

    Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kubitë mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre.

  18. Zanafilla 7:21rreth 2348 p.e.s.

    Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.

  19. Zanafilla 7:22rreth 2348 p.e.s.

    Vdiq çdo gjë që ishte mbi tokën e thatë dhe që kishte frymë jete në vrimat e hundës.

  20. Zanafilla 7:23rreth 2348 p.e.s.

    Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.

  21. Zanafilla 7:24rreth 2348 p.e.s.

    Dhe ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.

  22. Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre.

  23. Burimet e humnerës dhe kataraktet e qiellit u mbyllën dhe shiu nga qielli pushoi.

  24. Dhe ujërat vazhduan të tërhiqeshin nga toka; dhe mbas njëqind e pesëdhjetë ditësh ishin pakësuar.

  25. Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit.