Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Danieli 5:12rreth 538 p.e.s.

    sepse te ky Daniel, të cilit mbreti i kishte vënë emrin Beltshatsar, u gjetë një frymë e jashtëzakonshme, njohuri, zgjuarsi, zotësi për të interpretuar ëndrrat, për të shpjeguar enigmat dhe për të zgjidhur çështje të ngatërruara. Të thirret, pra, Danieli dhe ai do të japë interpretimin".

  2. Danieli 5:13rreth 538 p.e.s.

    Atëherë Danielin e sollën në prani të mbretit; mbreti i foli Danielit dhe i tha: "A je ti Danieli, një nga të mërguarit e Judës, që mbreti, ati im, solli nga Juda?

  3. Danieli 5:14rreth 538 p.e.s.

    Kam dëgjuar të thonë për ty që fryma e perëndive është te ti, dhe se te ti gjenden dritë, mënçuri dhe një dituri e jashtëzakonshme.

  4. Danieli 5:15rreth 538 p.e.s.

    Tani kanë sjellë pranë meje njerëz të ditur dhe astrologë me qëllim që të lexojnë këtë shkrim dhe të më bëjnë të njohur interpretimin e tij; por ata nuk kanë qenë të zotë të më jepnin interpretimin e çështjes.

  5. Danieli 5:16rreth 538 p.e.s.

    Kam dëgjuar ndërkaq të thuhet se ti je në gjendje të japësh interpretimin dhe të zgjidhësh çështje të ndërlikuara. Tani në rast se je i zoti të lexosh këtë shkrim dhe të më bësh të njohur interpretimin e tij, ti do të vishesh me rroba të purpurta, do të mbash një gjerdan ari në qafë dhe do të jesh i treti në qeverisjen e mbretërisë".

  6. Danieli 5:17rreth 538 p.e.s.

    Atëherë Danieli u përgjigj dhe tha para mbretit: "Mbaji, pra, dhuratat e tua dhe jepi një tjetri shpërblimet e tua; megjithatë unë do t'ia lexoj shkrimin mbretit dhe do t'i bëj të njohur interpretimin.

  7. Danieli 5:18rreth 538 p.e.s.

    O mbret, Perëndia Shumë i Lartë i kishte dhënë Nebukadnetsarit, atit tënd, mbretëri, madhështi, lavdi dhe madhëri.

  8. Danieli 5:19rreth 538 p.e.s.

    Për madhështinë që i kishte dhënë, tërë popujt, tërë kombet dhe gjuhët dridheshin dhe kishin frikë para atij; ai vriste kë të donte dhe linte të gjallë kë të donte, ngrinte kë të donte dhe ulte kë të donte.

  9. Danieli 5:20rreth 538 p.e.s.

    Po, kur zemra e tij u ngrit dhe fryma e tij u ngurtësua deri në arrogancë, ai u rrëzua nga froni mbretëror dhe iu hoq lavdia e tij.

  10. Danieli 5:21rreth 538 p.e.s.

    Pastaj u dëbua nga bijtë e njerëzve, zemra e tij u bë e ngjashme me atë të kafshëve të tij dhe banesa e tij me atë të gomarëve të egër; i dhanë bar për të ngrënë si qetë dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa pranoi që Perëndia Shumë i Lartë sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe mbi të vendos atë që do.

  11. Danieli 5:22rreth 538 p.e.s.

    Por ti Belshatsar, biri i tij, megjithëse e dije gjithë këtë, nuk e ke përulur zemrën tënde;

  12. Danieli 5:23rreth 538 p.e.s.

    përkundrazi je ngritur kundër Zotit të qiellit, urdhërove të të sjellin përpara vazot e tempullit të tij, dhe me to keni pirë verë ti dhe të mëdhenjtë e tu, bashkëshortet e tua dhe konkubinat e tua. Përveç kësaj ke lëvduar perënditë prej argjendi, prej ari, prej bronzi, prej druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk kuptojnë, dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, në dorën e të cilit është fryma jote jetësore dhe të cilës i përkasin tërë rrugët e tua.

  13. Danieli 5:24rreth 538 p.e.s.

    Prandaj nga prania e tij u dërgua pjesa e asaj dore, që ka shkruar shkrimin.

  14. Danieli 5:25rreth 538 p.e.s.

    Ky është shkrimi që u vizatua: MENE, MENE, TEKEL UFARSIN.

  15. Danieli 5:26rreth 538 p.e.s.

    Ky është interpretimi i çdo fjale: MENE: Zoti ka bërë llogarinë e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund.

  16. Danieli 5:27rreth 538 p.e.s.

    TEKEL: ti u peshove në peshoret dhe u gjet që të mungonte diçka.

  17. Danieli 5:28rreth 538 p.e.s.

    PERES: mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve".

  18. Danieli 5:29rreth 538 p.e.s.

    Atëherë, me urdhër të Belshatsarit, Danieli u vesh me të purpurta, i vunë në qafë një gjerdan ari dhe shpallën që ai do të ishte i treti në qeverimin e mbretërisë.

  19. Danieli 5:30rreth 538 p.e.s.

    Po atë natë Belshatsari, mbreti i Kaldeasve, u vra;

  20. Danieli 5:31rreth 538 p.e.s.

    dhe Dari, Medasi, mori mbretërinë në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeç.

  21. Danieli 6:1rreth 538 p.e.s.

    I pëlqeu Darit të vendosë mbi mbretërinë njëqindenjëzet satrapë, të cilët, të ishin në krye të gjithë mbretërisë.

  22. Danieli 6:2rreth 538 p.e.s.

    dhe mbi ta kishte tre prefektë, nga të cilët njëri ishte Danieli, të cilëve këta satrapë duhet t'u jepnin llogari, më qëllim që mbreti të mos pësonte asnjë dëm.

  23. Danieli 6:3rreth 538 p.e.s.

    Danieli shkëlqente mbi prefektët dhe satrapët e tjerë, sepse ai kishte një frymë më të lartë, dhe mbreti mendonte ta vendoste mbi tërë mbretërinë.

  24. Danieli 6:4rreth 538 p.e.s.

    Atëherë prefektët dhe satrapët kërkuan të gjenin një pretekst kundër Danielit lidhur me administrimin e mbretërisë, por nuk mundën të gjejnë asnjë pretekst apo korruptim, sepse ai ishte besnik dhe nuk mundën të gjejnë tek ai asnjë gabim apo korruptim.

  25. Danieli 6:5rreth 538 p.e.s.

    Atëherë këta njerëz thanë: "Nuk do të gjejmë kurrë ndonjë pretekst kundër Danielit, veç se po ta gjejmë kundër tij në vet ligjin e Perëndisë të tij."