Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Vajtimet 2:4rreth 588 p.e.s.

    Ka nderur harkun e tij si një armik, ka ngritur dorën e djathtë si një kundërshtar, ka shkatërruar të gjitha ato që ishin të këndshme për sytë në çadrën e bijës së Sionit, e ka derdhur zemërimin e tij si një zjarr.

  2. Vajtimet 2:5rreth 588 p.e.s.

    Zoti u bë si një armik; përpiu Izraelin, përpiu tërë pallatet e tij, shkatërroi fortesat e tij, shumëfishoi të qarat dhe vajtimet tek e bija e Judës.

  3. Vajtimet 2:6rreth 588 p.e.s.

    Shkatërroi tabernakullin e tij si një kopësht, prishi vendin ku mblidhet kuvendi; Zoti bëri të harrohen në Sion festat solemne dhe të shtunat dhe gjatë tërbimit e të zemërimit të tij hodhi poshtë mbretër dhe priftërinj.

  4. Vajtimet 2:7rreth 588 p.e.s.

    Zoti braktisi altarin e tij, hodhi poshtë shenjtëroren e tij, dorëzoi në dorë të armikut muret e fortesave të tij; ata lartuan britma në shtëpinë e Zotit si në një ditë feste solemne.

  5. Vajtimet 2:8rreth 588 p.e.s.

    Zoti vendosi të shkatërrojë muret e bijës së Sionit; vuri litarin, nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi; ka bërë të vajtojnë fortesa dhe mure; që të dyja lëngojnë.

  6. Vajtimet 2:9rreth 588 p.e.s.

    Portat e tij janë fundosur në dhe; ai ka prishur dhe ka copëtuar shufrat e tyre; mbreti i tij dhe krerët e tij ndodhen midis kombeve; nuk ka më ligj, dhe profetët e tij nuk marrin asnjë vegim nga Zoti.

  7. Vajtimet 2:10rreth 588 p.e.s.

    Pleqtë e bijës së Sionit ulen për tokë në heshtje; kanë hedhur pluhur mbi kokën e tyre, kanë ngjeshur trupin me thes; virgjëreshat e Jeruzalemit ulin deri në tokë kokën e tyre.

  8. Vajtimet 2:11rreth 588 p.e.s.

    Sytë e mi konsumohen nga të qarat, zorrët e mia drithërohen, mëlçia ime përhapet për tokë për shkak të shkatërrimit të bijës së popullit tim, për ligështimin e fëmijëve dhe të foshnjave në gji në sheshet e qytetit.

  9. Vajtimet 2:12rreth 588 p.e.s.

    Ata u kërkonin nënave të tyre: "Ku është gruri dhe vera?", ndërsa po ligështoheshin si të plagosur për vdekje në sheshet e qytetit dhe jepnin shpirt në prehrin e nënave të tyre.

  10. Vajtimet 2:13rreth 588 p.e.s.

    Si mund të të jap zemër? Në çfarë do të të ngjas, o bijë e Jeruzalemit? Çfarë gjë do të krahasoj me ty që të të ngushëlloj, o bijë e virgjër e Jeruzalemit? Sepse shkatërrimi yt është i madh si deti; kush mund të të shërojë?

  11. Vajtimet 2:14rreth 588 p.e.s.

    Profetët e tu kanë pasur për ty vegime të rreme dhe të paarsyeshme; nuk kanë zbuluar lakuriq paudhësinë tënde që të largojnë robërinë prej teje; ata kanë shqiptuar për ty profeci të rreme dhe mashtruese.

  12. Vajtimet 2:15rreth 588 p.e.s.

    Tërë kalimtarët i rrahin duart kundër teje; fërshëllejnë dhe tundin kokën kundër bijës së Jeruzalemit: "Ky qënka qyteti që e quanin "bukuri e përsosur", "gëzimi i tërë tokës"?".

  13. Vajtimet 2:16rreth 588 p.e.s.

    Tërë armiqtë e tu hapin gojën kundër teje; fërshëllejnë dhe kërcëllijnë dhëmbët, dhe thonë: "E kemi gëlltitur! Po, kjo është dita që prisnim; arritëm ta shohim".

  14. Vajtimet 2:17rreth 588 p.e.s.

    Zoti ka realizuar atë që kishte menduar; ka mbajtur fjalën që kishte dekretuar në ditët e lashta. Ka shkatërruar pa asnjë mëshirë, ka vepruar në mënyrë që armiku të gëzohet me ty, ka lavdëruar fuqinë e kundërshtarëve të tu.

  15. Vajtimet 2:18rreth 588 p.e.s.

    Zemra e tyre i bërtet Zotit: "O mure të bijës së Sionit, bëni që të derdhen lotët si një përrua ditën e natën. Mos i jepni qetësi vetes, mos paçin çlodhje bebet e syve tuaj.

  16. Vajtimet 2:19rreth 588 p.e.s.

    Çohuni, bërtisni natën, në fillim të çdo vigjiljeje. Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fytyrës së Zotit. Ngrini duart në drejtim të tij për jetën e fëmijëve tuaj, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve".

  17. Vajtimet 2:20rreth 588 p.e.s.

    "Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar në këtë mënyrë? A duhet të hanin gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që përkëdhelnin? A duhet të vriteshin prifti dhe profeti në shenjtëroren e tij?

  18. Vajtimet 2:21rreth 588 p.e.s.

    Të vegjëlit dhe pleqtë dergjen për tokë nëpër rrugë; virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë rënë nga shpata; ti i ke vrarë ditën e zëmërimit tënd, i ke masakruar pa mëshirë.

  19. Vajtimet 2:22rreth 588 p.e.s.

    Ti ke mbledhur si për një ditë feste tmerret që më rrethojnë nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të Zotit nuk pati as ikanak as të mbetur. Ata që kisha ushqyer me gji dhe që kisha rritur, i shfarosi armiku im".

  20. Vajtimet 3:1rreth 588 p.e.s.

    Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.

  21. Vajtimet 3:2rreth 588 p.e.s.

    Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.

  22. Vajtimet 3:3rreth 588 p.e.s.

    Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

  23. Vajtimet 3:4rreth 588 p.e.s.

    Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.

  24. Vajtimet 3:5rreth 588 p.e.s.

    Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.

  25. Vajtimet 3:6rreth 588 p.e.s.

    Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.