Kalo te përmbajtja

Saul

265 vargje · 11 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin Saul

Filtro sipas librit
  1. Atëherë Sauli i tha Mikalit: "Pse më mashtrove në këtë mënyrë dhe bëre të ikë armiku im, duke e lejuar të shpëtojë?". Mikal iu përgjegj Saulit: "Ai më tha: "Lermë të ikij, përndryshe të vrava"".

  2. Davidi iku, pra, dhe shpëtoi kokën; shkoi te Samueli në Ramah dhe i tregoi të gjitha ato që i kishte bërë Sauli. Pas kësaj ai dhe Samueli vajtën të banojnë në Najoth.

  3. Këtë gjë ia njoftuan Saulit, i cili tha: "Davidi është në Najoth të Ramahut".

  4. Atëherë dërgoi lajmëtarë për të marrë Davidin; por kur këta panë asamblenë e profetëve që profetizonin, nën kryesinë e Samuelit, Fryma e Perëndisë i përshkoi lajmëtarët e Saulit që filluan edhe ata të bëjnë profeci.

  5. Këtë ngjarje ia njoftuan Saulit që dërgoi lajmëtarë të tjerë, të cilët gjithashtu filluan të bëjnë profeci. Sauli dërgoi përsëri lajmëtarë për të tretën herë, por edhe këta filluan të bëjnë profeci.

  6. Edhe ai i hodhi rrobat e tij dhe bëri profeci përpara Samuelit, dhe qendroi i shtrirë lakuriq për tokë tërë atë ditë dhe tërë atë natë. Prandaj thuhet: "Edhe Sauli figuron midis profetëve?".

  7. Mbreti u ul në karrigen e tij, si herët e tjera, në karrigen pranë murit; Jonathani u ul përballë tij. Abneri u ul pranë Saulit, por vendi i Davidit mbeti bosh.

  8. Megjithatë Sauli nuk tha asgjë atë ditë, sepse mendonte: "Do t'i ketë ndodhur diçka; nuk do të jetë i pastër; me siguri ai nuk është i pastër".

  9. Por të nesërmen, ditën e dytë të hënës së re, vendi i Davidit ishte akoma bosh. Atëherë Sauli i tha Jonathanit, birit të tij: "Pse biri i Isait nuk erdhi për të ngrënë as dje, as sot?".

  10. Jonathani iu përgjegj Saulit: "Davidi më kërkoi me insistim ta lë të shkojë në Betlem;

  11. Atëherë zemërimi i Saulit u ndez kundër Jonathanit dhe i tha: "O bir i çoroditur dhe rebel, vallë nuk e di unë që ti mban anën e birit të Isait, për turpin tënd dhe për turpin e lakuriqësisë të nënës sate?

  12. Jonathani iu përgjegj Saulit, atit të tij duke i thënë: "Pse duhet të vdesë? Çfarë ka bërë?".

  13. Atëherë Sauli e vërtiti ushtën kundër tij për ta vrarë. Jonathani e kuptoi që vrasja e Davidit ishte diçka e vendosur nga ana e të atit.

  14. Atë ditë ndodhej aty një nga shërbëtorët e Saulit, që qëndronte para Zotit; quhej Doeg, Edomiti, kryebariu i Saulit.

  15. Atë ditë Davidi u ngrit dhe iku nga prania e Saulit; ai shkoi në Akish, te mbreti i Gathit.

  16. Shërbëtorët e Akishit i thanë: "A nuk është ky Davidi, mbret i vendit? A nuk këndonin në kor për të në valle, duke thënë: "Sauli ka vrarë një mijë të tij dhe Davidi dhjetë mijë të tij"?".

  17. Kur Sauli mësoi që Davidi dhe njerëzit që ishin me të qenë zbuluar (Sauli ndodhej atëherë në Gibeah poshtë nën drurin e marinës në Ramah, me ushtën e tij në dorë dhe të gjithë shërbëtorët e tij e rrethonin).

  18. Sauli u tha shërbëtorëve që i rrinin rreth e qark: "Më dëgjoni tani, Beniaminitë! Biri i Isait do t'ju japë juve ara dhe vreshta. Do t'ju bëjë të gjithëve komandantë të mijëshëve dhe qindëshëve?

  19. U përgjegj atëherë Idumei Doeg, që rrinte në krye të shërbëtorëve të Saulit, dhe tha: "Unë e pashë birin e Isait kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;

  20. Sauli tha: "Tani dëgjo, o bir i Ahitubit!". Ai u përgjegj: Ja ku jam, o imzot".

  21. Sauli i tha: "Pse ti dhe biri i Isait keni komlotuar kundër meje, duke i dhënë bukë dhe një shpatë, dhe je këshilluar me Perëndinë lidhur me të, me qëllim që të ngrihet kundër meje dhe të më kurdisë kurthe siç bën sot?".

  22. Abiathari i njoftoi Davidit që Sauli kishte vrarë priftërinjtë e Zotit.

  23. Davidi i tha Abiatharit: "Unë e dija mirë atë ditë që Idumeu Doeg, i cili ndodhej aty, pa dyshim do ta lajmëronte Saulin. Unë jam shkaktari i vdekjes të të gjithë personave të shtëpisë së atit tënd.

  24. Saulin e njoftuan që Davidi kishte arritur në Kejlah. Atëherë Sauli tha: "Perëndia e ka dorëzuar në duart e mia, sepse vajti të mbyllet në një qytet që ka porta dhe shule.".

  25. Sauli mblodhi tërë popullin për luftë, për të zbritur në Kejlah dhe për të rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij.