Kalo te përmbajtja

Jesus

3,872 vargje · 6 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Jesus Christ, Immanuel, Emmanuel, Christ

Vargje që përmendin Jesus

Filtro sipas librit
  1. Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.

  2. Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.

  3. Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam.

  4. Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.

  5. Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

  6. Vëllezërit që janë me mua ju përshëndesin; të gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit.

  7. Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Timote,

  8. shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

  9. E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,

  10. sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,

  11. për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,

  12. dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.

  13. që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,

  14. duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,

  15. duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.

  16. në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.

  17. Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,

  18. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.

  19. Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

  20. sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,

  21. dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.

  22. Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,

  23. tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,

  24. në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.

  25. shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,