Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Mercy of God

102 vargje · 36 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.

  2. Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,

  3. Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  4. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  5. Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.

  6. Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  7. Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  8. Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  9. Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  10. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  11. O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.

  12. O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

  13. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.

  14. Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  15. Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  16. atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  17. atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  18. atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  19. atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  20. diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  21. hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  22. Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  23. dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  24. me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  25. Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,