Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Religious Zeal

726 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.

  2. Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)

  3. Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.

  4. Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.

  5. Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.

  6. O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.

  7. Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.

  8. Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?

  9. Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.

  10. Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.

  11. Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.

  12. Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.

  13. Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.

  14. Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.

  15. Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?

  16. Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

  17. Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.

  18. U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi".

  19. Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.

  20. Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.

  21. Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".

  22. Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.

  23. Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.

  24. Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

  25. Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.