Skip to content

Vargje biblike për Pride

303 vargje · 61 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

  2. Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

  3. Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

  4. Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

  5. Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?

  6. Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.

  7. Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.

  8. Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

  9. Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

  10. Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

  11. A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

  12. Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

  13. Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

  14. I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

  15. Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

  16. Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

  17. Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

  18. Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

  19. Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

  20. Vështrimi krenar i njeriut do të ulet dhe krenaria e vdekatarëve do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.

  21. Sepse dita e Zotit të ushtrive do të vijë kundër çdo gjëje krenare dhe kryelartë dhe kundër çdo gjëje që ngrihet, për ta ulur,

  22. kundër gjithë kedrave të Libanit, të lartë dhe të ngritur, dhe kundër të gjitha lisave të Bashanit,

  23. kundër të gjitha maleve të larta dhe kodrave të larta;

  24. kundër çdo kulle shumë të lartë dhe kundër çdo muri të fortifikuar,

  25. kundër gjithë anijeve të Tarshishit dhe kundër të gjitha gjërave të këndshme.