Skip to content

Vargje biblike për Philosophy

90 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.

  2. U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.

  3. Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.

  4. Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?

  5. Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:

  6. në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.

  7. Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,

  8. për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,

  9. për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.

  10. Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,

  11. aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.

  12. Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;

  13. kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.

  14. Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t'i tregojë njeriut detyrën e tij.

  15. Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".

  16. Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.

  17. Do t'i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.

  18. Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.

  19. Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".

  20. Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,

  21. për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.

  22. Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

  23. Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: ''Vallë ç'do të thotë ky llafazan''. Dhe të tjerë thoshnin: ''Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.

  24. meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.

  25. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.