Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Philosophy

90 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.

  2. Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.

  3. Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.

  4. Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.

  5. Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!

  6. Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.

  7. A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;

  8. para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,

  9. Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.

  10. Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

  11. ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

  12. Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?

  13. Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

  14. Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

  15. Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

  16. Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.

  17. Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

  18. Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.

  19. Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

  20. Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.

  21. Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.

  22. I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.

  23. I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.

  24. Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.

  25. Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.