Skip to content

Vargje biblike për Philosophy

90 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,

  2. atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

  3. që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;

  4. që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.

  5. I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;

  6. i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.

  7. Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;

  8. por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.

  9. Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.

  10. Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;

  11. sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.

  12. Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.

  13. Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.

  14. Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.

  15. A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?

  16. A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?

  17. A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,

  18. sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,

  19. megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?

  20. Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.

  21. Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!

  22. A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?

  23. Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.

  24. Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,

  25. por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.