Skip to content

Vargje biblike për Malice

135 vargje · 29 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.

  2. Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura

  3. për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.

  4. I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".

  5. Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.

  6. Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.

  7. Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.

  8. Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.

  9. U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.

  10. Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".

  11. Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,

  12. duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".

  13. sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

  14. më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

  15. Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

  16. Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

  17. Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.

  18. Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.

  19. Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;

  20. Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,

  21. që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.

  22. Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)

  23. Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.

  24. Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;

  25. ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.