Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për All Christians Should Be As Missionaries

198 vargje · 66 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sepse çfarë di ti, o grua, nëse ke për ta shpëtuar burrin? Ose ç'di ti, o burrë, nëse ke për ta shpëtuar gruan?

  2. Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur;

  3. dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.

  4. Sepse unë dëshmoj se ata kanë dhënë me dëshirë dhe sipas mundësisë së tyre, madje edhe përtej mundësisë së tyre,

  5. Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanë veten më përpara te Perëndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit të Perëndisë.

  6. sikurse është shkruar: ''Ai ndau, u ka dhënë të varfërve, drejtësia e tij mbetet në përjetësi''.

  7. Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.

  8. Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.

  9. sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

  10. që unë të kem me se të krenohem në ditën e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot.

  11. Por, edhe sikur unë të jem derdhur si flijim dhe shërbesë të besimit tuaj, gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë.

  12. Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!

  13. Edhe ju, o Filipianë, e dini se, në fillim të predikimit të ungjillit, kur u nisa nga Maqedonia, asnjë kishë nuk ndau me mua gjë për të dhënë a për të marrë, veç jush,

  14. sepse edhe në Thesaloniki më dërguat jo vetëm një herë por dy, përkujdesje kur isha në nevojë.

  15. Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj.

  16. Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.

  17. në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.

  18. Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;

  19. Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s'kemi nevojë të themi ndonjë gjë,

  20. Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,

  21. Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.

  22. Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.

  23. Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,

  24. madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti.

  25. që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,