- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 26:41rreth 1452 p.e.s.
Këta janë bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind.
- Numrat 26:42rreth 1452 p.e.s.
Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e Shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre.
- Numrat 26:43rreth 1452 p.e.s.
Shuma e familjeve të Shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.
- Numrat 26:44rreth 1452 p.e.s.
Bijtë e Asherit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e Jimnitëve; nga Jishvi, familja e Jishvitëve; nga Beriahu, familja e Beriahitëve.
- Numrat 26:45rreth 1452 p.e.s.
Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e Heberitëve; nga Malkieli, familja e Malkialitëve.
- Numrat 26:46rreth 1452 p.e.s.
Bija e Asherit quhej Serah.
- Numrat 26:47rreth 1452 p.e.s.
Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
- Numrat 26:48rreth 1452 p.e.s.
Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve;
- Numrat 26:49rreth 1452 p.e.s.
nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve.
- Numrat 26:50rreth 1452 p.e.s.
Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.
- Numrat 26:51rreth 1452 p.e.s.
Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
- Numrat 26:52rreth 1452 p.e.s.
Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
- Numrat 26:53rreth 1452 p.e.s.
"Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.
- Numrat 26:54rreth 1452 p.e.s.
Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.
- Numrat 26:55rreth 1452 p.e.s.
Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.
- Numrat 26:56rreth 1452 p.e.s.
Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.
- Numrat 26:57rreth 1452 p.e.s.
Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve.
- Numrat 26:58rreth 1452 p.e.s.
Këto janë familjet e Levit: familja e Libnitëve, familja e Hebronitëve, familja e Mahlitëve, familja e Mushitëve, familja e Korahitëve. Dhe Kohathit i lindi Amrami.
- Numrat 26:59rreth 1452 p.e.s.
Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre.
- Numrat 26:60rreth 1452 p.e.s.
Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.
- Numrat 26:61rreth 1452 p.e.s.
Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.
- Numrat 26:62rreth 1452 p.e.s.
Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit.
- Numrat 26:63rreth 1452 p.e.s.
Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
- Numrat 26:64rreth 1452 p.e.s.
Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,
- Numrat 26:65rreth 1452 p.e.s.
sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.