Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 25:9rreth 1452 p.e.s.

    Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.

  2. Numrat 25:10rreth 1452 p.e.s.

    Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  3. Numrat 25:11rreth 1452 p.e.s.

    "Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.

  4. Numrat 25:12rreth 1452 p.e.s.

    Prandaj i thuaj: "Ja, unë po lidh një aleancë paqeje me të,

  5. Numrat 25:13rreth 1452 p.e.s.

    që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit".

  6. Numrat 25:14rreth 1452 p.e.s.

    Burri i Izraelit, që u vra bashkë me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i një shtëpie patriarkale të Simeonitëve.

  7. Numrat 25:15rreth 1452 p.e.s.

    Dhe gruaja që u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijë e Tsurit, që ishte i pari i një shtëpie patriarkale në Madian.

  8. Numrat 25:16rreth 1452 p.e.s.

    Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

  9. Numrat 25:17rreth 1452 p.e.s.

    "Bjeruni Madianitëve dhe i sulmoni,

  10. Numrat 25:18rreth 1452 p.e.s.

    sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit".

  11. Numrat 26:1rreth 1452 p.e.s.

    Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:

  12. Numrat 26:2rreth 1452 p.e.s.

    "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".

  13. Numrat 26:3rreth 1452 p.e.s.

    Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:

  14. Numrat 26:4rreth 1452 p.e.s.

    "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".

  15. Numrat 26:5rreth 1452 p.e.s.

    Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve;

  16. Numrat 26:6rreth 1452 p.e.s.

    Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e Hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e Karmitëve.

  17. Numrat 26:7rreth 1452 p.e.s.

    Këto janë familjet e Rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

  18. Numrat 26:8rreth 1452 p.e.s.

    I biri i Palus ishte Eliabi.

  19. Numrat 26:9rreth 1452 p.e.s.

    Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;

  20. Numrat 26:10rreth 1452 p.e.s.

    dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.

  21. Numrat 26:11rreth 1452 p.e.s.

    Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.

  22. Numrat 26:12rreth 1452 p.e.s.

    Bijtë e Simeonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e Nemuelitëve; nga Jamini, familja e Jaminitëve; nga Jakini, familja e Jakinitëve;

  23. Numrat 26:13rreth 1452 p.e.s.

    nga Zerahu, familja e Zerahitëve; nga Sauli, familja e Saulitëve.

  24. Numrat 26:14rreth 1452 p.e.s.

    Këto janë familjet e Simeonitëve: njëzet e dy mijë e dyqind veta.

  25. Numrat 26:15rreth 1452 p.e.s.

    Bijtë e Gadit simbas familjeve të tyre qenë: nga Tsefoni, familja e Tsefonitëve; nga Hagi, familja e Hagitëve; nga Shuni, familja e Shunitëve;