Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 23:14rreth 1452 p.e.s.

    Kështu e çoi në kampin e Tsofimit, në majë të Pisgahut; aty ndërtoi shtatë altarë dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.

  2. Numrat 23:15rreth 1452 p.e.s.

    Balaami i tha pastaj Balakut: "Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart".

  3. Numrat 23:16rreth 1452 p.e.s.

    Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".

  4. Numrat 23:17rreth 1452 p.e.s.

    Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: "Çfarë ka thënë Zoti?".

  5. Numrat 23:18rreth 1452 p.e.s.

    Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!

  6. Numrat 23:19rreth 1452 p.e.s.

    Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?

  7. Numrat 23:20rreth 1452 p.e.s.

    Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.

  8. Numrat 23:21rreth 1452 p.e.s.

    Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.

  9. Numrat 23:22rreth 1452 p.e.s.

    Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.

  10. Numrat 23:23rreth 1452 p.e.s.

    Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç'ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.

  11. Numrat 23:24rreth 1452 p.e.s.

    Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë".

  12. Numrat 23:25rreth 1452 p.e.s.

    Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Mos e mallko aspak, por as mos e beko".

  13. Numrat 23:26rreth 1452 p.e.s.

    Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".

  14. Numrat 23:27rreth 1452 p.e.s.

    Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t'i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".

  15. Numrat 23:28rreth 1452 p.e.s.

    Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.

  16. Numrat 23:29rreth 1452 p.e.s.

    Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".

  17. Numrat 23:30rreth 1452 p.e.s.

    Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.

  18. Numrat 24:1rreth 1452 p.e.s.

    Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.

  19. Numrat 24:2rreth 1452 p.e.s.

    Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë.

  20. Numrat 24:3rreth 1452 p.e.s.

    Atëherë shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit, kështu thotë njeriu, sytë e të cilit janë hapur,

  21. Numrat 24:4rreth 1452 p.e.s.

    kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Perëndisë, ai që kundron vizionin e të Plotfuqishmit, ai që rrëzohet, por syçelë:

  22. Numrat 24:5rreth 1452 p.e.s.

    "Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua o Izrael!

  23. Numrat 24:6rreth 1452 p.e.s.

    Ato shtrihen si lugina, si kopshte gjatë një lumi, si aloe që Zoti ka mbjellë, si kedra pranë ujërave.

  24. Numrat 24:7rreth 1452 p.e.s.

    Do të derdhë ujë nga kovat e tij, pasardhësit e tij do të banojnë pranë ujërave të shumta, mbreti i tij do të ngrihet më lart se Agagu dhe mbretëria e tij do të lartësohet.

  25. Numrat 24:8rreth 1452 p.e.s.

    Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t'i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.