- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 28:3rreth 1452 p.e.s.
Dhe do t'u thuash atyre: Ky është flijimi i bërë me zjarr, që do t'i ofroni Zotit: dy qengja motakë pa të meta, si olokaust i përjetshëm.
- Numrat 28:4rreth 1452 p.e.s.
Një qengj do ta ofrosh në mëngjes, ndërsa qengjin tjetër në të ngrysur;
- Numrat 28:5rreth 1452 p.e.s.
dhe, si blatim i ushqimit, një të dhjetë efe majë mielli të përzier me një çerek hini vaji të papërzier.
- Numrat 28:6rreth 1452 p.e.s.
Éshtë një olokaust i përjetshëm, i vendosur në malin Sinai, një flijim i bërë me zjarr dhe me erë të këndshme për Zotin.
- Numrat 28:7rreth 1452 p.e.s.
Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t'ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë.
- Numrat 28:8rreth 1452 p.e.s.
Qengjin tjetër do ta ofrosh në të ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit të mëngjesit dhe libacionin; është një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
- Numrat 28:9rreth 1452 p.e.s.
Ditën e shtunë do të ofroni dy qengja motakë, pa të meta dhe, si blatim i ushqimit, dy të dhjeta majë mielli të përziera me vaj bashkë me libacionin.
- Numrat 28:10rreth 1452 p.e.s.
Éshtë olokausti i së shtunës, për çdo të shtunë, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
- Numrat 28:11rreth 1452 p.e.s.
Në fillim të muajve tuaj do t'i ofroni si olokaust Zotit dy dema të vegjël, një dash, shtatë qengja motakë pa të meta
- Numrat 28:12rreth 1452 p.e.s.
dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,
- Numrat 28:13rreth 1452 p.e.s.
dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Éshtë një olokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
- Numrat 28:14rreth 1452 p.e.s.
Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është olokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.
- Numrat 28:15rreth 1452 p.e.s.
Dhe do t'i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
- Numrat 28:16rreth 1452 p.e.s.
Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.
- Numrat 28:17rreth 1452 p.e.s.
Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.
- Numrat 28:18rreth 1452 p.e.s.
Ditën e parë do të mbahet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë;
- Numrat 28:19rreth 1452 p.e.s.
por do t'i ofroni si flijim të bërë me zjarr një olokaust Zotit: dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë, të cilët nuk duhet të kenë të meta,
- Numrat 28:20rreth 1452 p.e.s.
së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;
- Numrat 28:21rreth 1452 p.e.s.
Do të ofroni një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat,
- Numrat 28:22rreth 1452 p.e.s.
dhe do të ofroni një cjap si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju.
- Numrat 28:23rreth 1452 p.e.s.
Do të ofroni këto flijime përveç olokaustit të mëngjesit, që është një olokaust i përjetshëm.
- Numrat 28:24rreth 1452 p.e.s.
Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. Do të ofrohet, përveç olokaustit të përjetshëm, bashkë me blatimin e tij.
- Numrat 28:25rreth 1452 p.e.s.
Ditën e shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë.
- Numrat 28:26rreth 1452 p.e.s.
Ditën e marrjes së prodhimit të parë, kur do t'i paraqisni Zotit një blatim të ri ushqimor, në festën tuaj të javëve, do bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të kryeni asnjë punë të rëndë.
- Numrat 28:27rreth 1452 p.e.s.
Atëherë do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,