Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 28:28rreth 1452 p.e.s.

    me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,

  2. Numrat 28:29rreth 1452 p.e.s.

    dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

  3. Numrat 28:30rreth 1452 p.e.s.

    do të ofroni edhe një kec për të kryer shlyerjen për ju.

  4. Numrat 28:31rreth 1452 p.e.s.

    Do të ofroni këto flijime, veç olokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.

  5. Numrat 29:1rreth 1452 p.e.s.

    Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë; do të jetë për ju dita e rënies së borive.

  6. Numrat 29:2rreth 1452 p.e.s.

    Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë pa të meta,

  7. Numrat 29:3rreth 1452 p.e.s.

    bashkë me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj; tri të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

  8. Numrat 29:4rreth 1452 p.e.s.

    dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

  9. Numrat 29:5rreth 1452 p.e.s.

    dhe një kec, si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju,

  10. Numrat 29:6rreth 1452 p.e.s.

    përveç olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave të caktuara. Do të jetë një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

  11. Numrat 29:7rreth 1452 p.e.s.

    Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtërat tuaja; nuk do të bëni asnjë punë,

  12. Numrat 29:8rreth 1452 p.e.s.

    dhe do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,

  13. Numrat 29:9rreth 1452 p.e.s.

    me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

  14. Numrat 29:10rreth 1452 p.e.s.

    një të dhjetë për secilin nga të shtatë qengjat,

  15. Numrat 29:11rreth 1452 p.e.s.

    dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

  16. Numrat 29:12rreth 1452 p.e.s.

    Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.

  17. Numrat 29:13rreth 1452 p.e.s.

    Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;

  18. Numrat 29:14rreth 1452 p.e.s.

    me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,

  19. Numrat 29:15rreth 1452 p.e.s.

    një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,

  20. Numrat 29:16rreth 1452 p.e.s.

    dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.

  21. Numrat 29:17rreth 1452 p.e.s.

    Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,

  22. Numrat 29:18rreth 1452 p.e.s.

    me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

  23. Numrat 29:19rreth 1452 p.e.s.

    dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.

  24. Numrat 29:20rreth 1452 p.e.s.

    Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

  25. Numrat 29:21rreth 1452 p.e.s.

    bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,