Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 27:1rreth 1452 p.e.s.

    Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,

  2. Numrat 27:2rreth 1452 p.e.s.

    dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:

  3. Numrat 27:3rreth 1452 p.e.s.

    "Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.

  4. Numrat 27:4rreth 1452 p.e.s.

    Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë".

  5. Numrat 27:5rreth 1452 p.e.s.

    Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.

  6. Numrat 27:6rreth 1452 p.e.s.

    Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

  7. Numrat 27:7rreth 1452 p.e.s.

    "Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t'u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t'u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.

  8. Numrat 27:8rreth 1452 p.e.s.

    Do t'u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t'u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t'ia kaloni bijës së tij.

  9. Numrat 27:9rreth 1452 p.e.s.

    Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t'ua jepni vëllezërve të tij.

  10. Numrat 27:10rreth 1452 p.e.s.

    Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t'ua jepni vëllezërve të atit të tij.

  11. Numrat 27:11rreth 1452 p.e.s.

    Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t'ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.

  12. Numrat 27:12rreth 1452 p.e.s.

    Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.

  13. Numrat 27:13rreth 1452 p.e.s.

    Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,

  14. Numrat 27:14rreth 1452 p.e.s.

    sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).

  15. Numrat 27:15rreth 1452 p.e.s.

    Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:

  16. Numrat 27:16rreth 1452 p.e.s.

    "Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri

  17. Numrat 27:17rreth 1452 p.e.s.

    që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t'i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari".

  18. Numrat 27:18rreth 1452 p.e.s.

    Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;

  19. Numrat 27:19rreth 1452 p.e.s.

    pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t'i japësh disa urdhra në prani të tyre,

  20. Numrat 27:20rreth 1452 p.e.s.

    dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t'i bindet.

  21. Numrat 27:21rreth 1452 p.e.s.

    Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja".

  22. Numrat 27:22rreth 1452 p.e.s.

    Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;

  23. Numrat 27:23rreth 1452 p.e.s.

    pastaj vuri duart e tij mbi të dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

  24. Numrat 28:1rreth 1452 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  25. Numrat 28:2rreth 1452 p.e.s.

    "Jepu këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Do të kujdeseni të më paraqisni në kohën e caktuar ofertën time, me ushqimin e flijimeve të mia të përgatitura me zjarr, me erë të këndshme për mua.