Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 7:11rreth 610 p.e.s.

    Ky tempull, i cili mban emrin tim, mos është bërë vallë në sytë e tuaj një çerdhe hajdutësh? Ja, unë e pashë këtë", thotë Zoti.

  2. Jeremia 7:12rreth 610 p.e.s.

    "Por shkoni tani në vendin tim që ishte në Shiloh, të cilit në fillim i kisha vënë emrin tim dhe shikoni çfarë kam bërë aty për shkak të ligësisë së popullit tim Izrael.

  3. Jeremia 7:13rreth 610 p.e.s.

    Dhe tani meqenëse keni kryer tërë këto gjëra", thotë Zoti, "meqenëse kur ju kam folur me urgjencë dhe insistim nuk më keni dëgjuar, dhe kur ju kam thirrur nuk më jeni përgjigjur,

  4. Jeremia 7:14rreth 610 p.e.s.

    unë do të veproj me këtë tempull, në të cilin përmendet emri im dhe në të cilin keni besim, me këtë vend që ua dhashë juve dhe etërve tuaj, ashtu si bëra në Shiloh;

  5. Jeremia 7:15rreth 610 p.e.s.

    dhe do t'ju dëboj nga prania ime, ashtu si dëbova tërë vëllezërit tuaj, tërë pasardhësit e Efraimit.

  6. Jeremia 7:16rreth 610 p.e.s.

    Prandaj mos ndërhy për këtë popull, mos lësho për ata asnjë britmë ose lutje dhe mos ngul këmbë pranë meje se nuk do të kënaq.

  7. Jeremia 7:17rreth 610 p.e.s.

    A nuk shikon çfarë po bëjnë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?

  8. Jeremia 7:18rreth 610 p.e.s.

    Bijtë mbledhin drutë, etërit ndezin zjarrin dhe gratë mbrujnë mjellin për të përgatitur kulaç për mbretëreshën e qiellit, dhe pastaj u bëjnë libacione perëndive të tjera për të më zemëruar mua.

  9. Jeremia 7:19rreth 610 p.e.s.

    Por a më ngacmojnë me të vërtetë", thotë Zoti "ose më mirë veten e tyre dhe mbulohen me turp?".

  10. Jeremia 7:20rreth 610 p.e.s.

    Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, zemërimi im, tërbimi im do të bjerë mbi këtë vend, mbi njerëzit dhe kafshët, mbi drurët e fushës dhe mbi frytet e tokës dhe do të djegë pa u shuar".

  11. Jeremia 7:21rreth 610 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Shtojini olokaustet tuaja sakrificave tuaja dhe hani mishin e tyre!

  12. Jeremia 7:22rreth 610 p.e.s.

    Sepse unë nuk u fola etërve tuaj dhe nuk u dhashë atyre asnjë urdhër, kur bëra që të dalin nga vendi i Egjiptit, përsa u përket olokausteve dhe flijimeve;

  13. Jeremia 7:23rreth 610 p.e.s.

    por këtë urdhër u dhashë: "Dëgjoni zërin tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im; ecni në të gjitha rrugët që ju kam urdhëruar, që të jeni të lumtur".

  14. Jeremia 7:24rreth 610 p.e.s.

    Por ata nuk dëgjuan as ma vunë veshin, por ecën sipas këshillave dhe kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe, dhe shkuan prapa dhe jo përpara.

  15. Jeremia 7:25rreth 610 p.e.s.

    Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.

  16. Jeremia 7:26rreth 610 p.e.s.

    Por ata nuk më kanë dëgjuar as ma vunë veshin, por e fortësuan zverkun e tyre dhe u sollën më keq se etërit e tyre.

  17. Jeremia 7:27rreth 610 p.e.s.

    Prandaj ti do t'u thuash atyre tërë këto gjëra, por ata nuk do të dëgjojnë; do t'i thërrasësh, por nuk do të përgjigjen.

  18. Jeremia 7:28rreth 610 p.e.s.

    Kështu do t'u thuash atyre: "Ky është kombi që nuk dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë së tij, dhe as pranon korrigjim; e vërteta është zhdukur dhe është eliminuar nga goja e tyre".

  19. Jeremia 7:29rreth 610 p.e.s.

    Pri flokët dhe hidhi tutje, nise vajtimin mbi lartësitë, sepse Zoti ka hedhur poshtë dhe e ka braktisur brezin e zemërimit të tij.

  20. Jeremia 7:30rreth 610 p.e.s.

    Bijtë e Judës kanë bërë atë që është e keqe për sytë e mi", thotë Zoti. "Kanë vendosur veprimet e tyre të neveritshme në tempullin ku permendet emri im, për ta ndotur.

  21. Jeremia 7:31rreth 610 p.e.s.

    Kanë ndërtuar vende të larta të Tofetit, që është në luginën e birit të Hinomit, për të djegur në zjarr bijtë e tyre dhe bijat e tyre, gjë që nuk e kisha urdhëruar dhe që nuk më kishte shkuar kurrë në mendje.

  22. Jeremia 7:32rreth 610 p.e.s.

    Prandaj ja, vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat nuk do të quhet më "Tofet" as "Lugina e birit të Hinomit", por "Lugina e masakrës", dhe do të varrosen të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë vend gjetiu.

  23. Jeremia 7:33rreth 610 p.e.s.

    Kufomat e këtij populli do të bëhen kështu ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës, dhe askush nuk do t'i trembë.

  24. Jeremia 7:34rreth 610 p.e.s.

    Do të bëj që të pushojnë në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit britmat e ngazëllimit dhe britmat e gëzimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, sepse vendi do të bëhet shkretim".

  25. Jeremia 8:1rreth 610 p.e.s.

    "Në atë kohë", thotë Zoti, "do të nxirren nga varret eshtrat e mbretërve të Judës, eshtrat e princërve, eshtrat e profetëve dhe eshtrat e banorëve të Jeruzalemit,