Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 6:16rreth 612 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".

  2. Jeremia 6:17rreth 612 p.e.s.

    "Kam vënë roje mbi ju: Kushtojini kujdes zërit të borisë!". Por ata përgjigjen: "Nuk do t'i kushtojmë kujdes".

  3. Jeremia 6:18rreth 612 p.e.s.

    "Prandaj, dëgjoni, o kombe, dhe dije, o kuvend, çfarë do t'u ndodhë atyre.

  4. Jeremia 6:19rreth 612 p.e.s.

    Dëgjo, o tokë! Ja, unë do të sjell mbi këtë popull një gjëmë, vetë frytin e mendimeve të tij, sepse nuk u kanë kushtuar kujdes fjalëve të mia dhe as ligjit tim, por e kanë hedhur poshtë.

  5. Jeremia 6:20rreth 612 p.e.s.

    Ç'më hyn në punë temjani që vjen nga Sheba, kanella erë mirë që vjen nga një vend i largët? Olokaustet tuaja nuk më pëlqejnë dhe sakrificat tuaja nuk më pëlqejnë".

  6. Jeremia 6:21rreth 612 p.e.s.

    Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të vendos para këtij populli disa gurë pengese në të cilët do të pengohen bashkë etër dhe bij; fqinji dhe miku do të vdesin".

  7. Jeremia 6:22rreth 612 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Ja, një popull vjen nga një vend i veriut dhe një komb i madh do të dalë nga skajet e tokës.

  8. Jeremia 6:23rreth 612 p.e.s.

    Ata rrokin harkun dhe ushtën; janë të egër dhe nuk kanë mëshirë; zëri i tyre i ngjet zhurmës së detit; ata kanë hipur mbi kuaj dhe janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Sionit".

  9. Jeremia 6:24rreth 612 p.e.s.

    "Kemi dëgjuar famën e tyre dhe na ranë duart; ankthi na ka mbërthyer, ashtu si dhembjet që zënë një grua që po lind".

  10. Jeremia 6:25rreth 612 p.e.s.

    Mos dilni nëpër ara, mos ecni nëpër rrugë, sepse shpata e armikut dhe tmerri janë kudo.

  11. Jeremia 6:26rreth 612 p.e.s.

    O bijë e popullit tim, vishu me thes dhe rrotullohu në hi; mbaj zi si për një bir të vetëm, me një vajtim shumë të hidhur, sepse shkatërruesi do të sulet mbi ne papritmas.

  12. Jeremia 6:27rreth 612 p.e.s.

    Unë të kisha vënë midis popullit tim si një provues dhe një fortesë, me qëllim që ti të njihje rrugën e tyre dhe ta provoje atë.

  13. Jeremia 6:28rreth 612 p.e.s.

    Ata janë të gjithë rebelë midis rebelëve, shkojnë rreth e qark duke përhapur shpifje; janë bronz dhe hekur, janë të tërë korruptues.

  14. Jeremia 6:29rreth 612 p.e.s.

    Gjyryku fryn me forcë, plumbi konsumohet nga zjarri; më kot e rafinon rafinuesi, sepse skorjet nuk shkëputen.

  15. Jeremia 6:30rreth 612 p.e.s.

    Do të quhen "argjend i refuzimit", sepse Zoti i ka hedhur poshtë.

  16. Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

  17. Jeremia 7:2rreth 610 p.e.s.

    "Ndalu te porta e shtëpisë së Zotit dhe aty shpall këtë fjalë duke thënë: Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë të Judës që hyni nëpër këto porta për të rënë përmbys përpara Zotit!".

  18. Jeremia 7:3rreth 610 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ndreqni rrugët dhe veprimet tuaja, dhe unë do të bëj që të banoni në këtë vend.

  19. Jeremia 7:4rreth 610 p.e.s.

    Mos u besoni fjalëve mashtruese duke thënë: "Ky është tempulli i Zotit, tempulli i Zotit, tempulli i Zotit!".

  20. Jeremia 7:5rreth 610 p.e.s.

    Në rast se ndreqni plotësisht rrugët dhe veprimet tuaja, në rast se e zbatoni me të vërtetë drejtësinë njëri ndaj tjetrit,

  21. Jeremia 7:6rreth 610 p.e.s.

    në rast se nuk shtypni të huajin, jetimin dhe gruan e ve, nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend dhe nuk adhuroni perëndi të tjera në dëmin tuaj,

  22. Jeremia 7:7rreth 610 p.e.s.

    atëherë do të bëj që të banoni në këtë vend, në vendin që u dhashë etërve tuaj prej shumë kohe dhe për gjithnjë.

  23. Jeremia 7:8rreth 610 p.e.s.

    Ja, ju u besoni fjalëve mashtruese, nga të cilat s'keni fare dobi.

  24. Jeremia 7:9rreth 610 p.e.s.

    Kështu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorën, betoheni për të rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perëndive të tjerë që më parë nuk i njihnit,

  25. Jeremia 7:10rreth 610 p.e.s.

    dhe pastaj vini të paraqiteni para meje në këtë tempull që mban emrin tim dhe thoni: "Kemi shpëtuar!", pastaj kryeni tërë këto veprime të neveritshme.