Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jeremia 9:5rreth 610 p.e.s.

    Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.

  2. Jeremia 9:6rreth 610 p.e.s.

    Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.

  3. Jeremia 9:7rreth 610 p.e.s.

    Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t'i rafinoj dhe do t'i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?

  4. Jeremia 9:8rreth 610 p.e.s.

    Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.

  5. Jeremia 9:9rreth 610 p.e.s.

    A nuk duhet vallë t'i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?".

  6. Jeremia 9:10rreth 610 p.e.s.

    Nëpër malet do të ngre vaje dhe rënkime dhe nëpër kullotat e shkretëtirës një vajtim, sepse janë djegur dhe nuk kalon asnjeri nëpër to, nuk dëgjohet më blegërima e kopeve. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.

  7. Jeremia 9:11rreth 610 p.e.s.

    "Unë do t'a katandis Jeruzalemin në një tog gërmadhash dhe në një strehë çakejsh; do t'i bëj të shkreta, pa banorë, qytetet e Judës".

  8. Jeremia 9:12rreth 610 p.e.s.

    Cili është njeriu i urtë që mund t'i kuptojë këto gjëra dhe ai të cilit goja e Zotit i ka folur që ta shpallë? Pse vallë vendi është shkatërruar dhe shkretuar si një shkretëtirë dhe nuk po kalon më askush nëpër të?

  9. Jeremia 9:13rreth 610 p.e.s.

    Zoti thotë: "Sepse këta kanë braktisur ligjin tim që kisha vënë përpara, nuk dëgjuan zërin tim dhe nuk kanë ecur në përshtatje me të,

  10. Jeremia 9:14rreth 610 p.e.s.

    por kanë ndjekur kryeneçësinë e zemrave të tyre dhe Baalët, që etërit e tyre u kishin bërë të njohur".

  11. Jeremia 9:15rreth 610 p.e.s.

    Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta ushqej këtë popull me pelin dhe do ta bëj të pijë ujë të helmuar.

  12. Jeremia 9:16rreth 610 p.e.s.

    Do t'i shpërndaj nëpër kombet, që as ata as etërit e tyre nuk i kanë njohur, dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, deri sa t'i kem shkatërruar plotësisht".

  13. Jeremia 9:17rreth 610 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendoni të thërrisni vajtorët: le të vijnë! Shkoni e thërrisni më të zonjat: le të vijnë!

  14. Jeremia 9:18rreth 610 p.e.s.

    Le të nxitojnë dhe ta nisin vajin mbi ne me qëllim që sytë tonë të derdhin lot dhe qepallat tona të lëshojnë ujë".

  15. Jeremia 9:19rreth 610 p.e.s.

    Sepse një zë vaji dëgjohet nga Sioni: "Sa jemi shkatërruar! Jemi shumë të shushatur, sepse duhet të braktisim vendin, sepse kanë shembur banesat tona".

  16. Jeremia 9:20rreth 610 p.e.s.

    Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o gra, dhe veshi juaj ta zërë fjalën e gojës së tij. U mësoni bijave tuaja një vajtim dhe secila t'i mësojë fqinjës së saj një këngë mortore.

  17. Jeremia 9:21rreth 610 p.e.s.

    Sepse vdekja është ngjitur nëpër dritaret tona, ka hyrë në pallatet tona për t'i zhdukur fëmijët nga rruga dhe të rinjtë nga sheshet.

  18. Jeremia 9:22rreth 610 p.e.s.

    "Fol: Kështu thotë Zoti: "Kufomat e njerëzve do të rrinë si pleh në fushën e hapët, si një demet i lënë pas nga korrësi dhe qëaskush nuk e mbledh"".

  19. Jeremia 9:23rreth 610 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.

  20. Jeremia 9:24rreth 610 p.e.s.

    Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra", thotë Zoti.

  21. Jeremia 9:25rreth 610 p.e.s.

    "Ja, po vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të ndëshkoj të gjithë të rrethprerët që janë të parrethprerë:

  22. Jeremia 9:26rreth 610 p.e.s.

    Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, Moabin dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës dhe banojnë në shkretëtirë; sepse tërë kombet janë të parrethprerë dhe tërë shtëpia e Izraelit është me zemër të parrethprerë".

  23. Jeremia 10:1rreth 607 p.e.s.

    Dëgjoni fjalën që Zoti po ju drejton, o shtëpia e Izraelit.

  24. Jeremia 10:2rreth 607 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.

  25. Jeremia 10:3rreth 607 p.e.s.

    Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.