- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 27:19rreth 62 e.s.
Ditën e tretë, hodhën me duart e tyre, pajisjet e anijes në det.
- Veprat e Apostujve 27:20rreth 62 e.s.
Dhe, duke qenë se prej shumë ditësh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po tërbohej, humbi tashmë çdo shpresë shpëtimi.
- Veprat e Apostujve 27:21rreth 62 e.s.
Edhe, mbasi kishin mbetur shumë kohë pa ushqim, Pali u çua në mes të tyre dhe tha: ''O burra, po të më kishit dëgjuar dhe të mos ishit nisur nga Kreta, do t'i ishim shmangur këtij rreziku dhe kësaj humbjeje.
- Veprat e Apostujve 27:22rreth 62 e.s.
Dhe tani ju këshilloj të mos e humbni torruan sepse asnjë shpirt nga ne nuk do të humbasë, përveç anijes.
- Veprat e Apostujve 27:23rreth 62 e.s.
Sepse këtë natë m'u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej,
- Veprat e Apostujve 27:24rreth 62 e.s.
duke thënë: "Pal, mos druaj, ti duhet të dalësh para Cezarit; dhe ja, Perëndia ty t'i ka dhënë të gjithë ata që lundrojnë me ty".
- Veprat e Apostujve 27:25rreth 62 e.s.
Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m'u tha.
- Veprat e Apostujve 27:26rreth 62 e.s.
Edhe duhet të ngecim në një ishull''.
- Veprat e Apostujve 27:27rreth 62 e.s.
Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke.
- Veprat e Apostujve 27:28rreth 62 e.s.
Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.
- Veprat e Apostujve 27:29rreth 62 e.s.
Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë.
- Veprat e Apostujve 27:30rreth 62 e.s.
Por, duke qenë se detarët kërkonin të iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallen në det gjoja për të hedhur spirancat nga bashi,
- Veprat e Apostujve 27:31rreth 62 e.s.
Pali u tha centurionit dhe ushtarëve: ''Po nuk qëndruan këta në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni''.
- Veprat e Apostujve 27:32rreth 62 e.s.
Atëherë ushtarët i prenë litarët e sandallit dhe e lanë të bjerë jashtë.
- Veprat e Apostujve 27:33rreth 62 e.s.
Dhe në pritje që të bëhej ditë, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka, duke thënë: ''Sot është e katërmbëdhjeta ditë që, duke pritur, jeni të uritur, pa ngrënë asgjë.
- Veprat e Apostujve 27:34rreth 62 e.s.
Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë''.
- Veprat e Apostujve 27:35rreth 62 e.s.
Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.
- Veprat e Apostujve 27:36rreth 62 e.s.
Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi.
- Veprat e Apostujve 27:37rreth 62 e.s.
Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta.
- Veprat e Apostujve 27:38rreth 62 e.s.
Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.
- Veprat e Apostujve 27:39rreth 62 e.s.
Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vunë re një gji me një breg dhe vendosën ta shtyjnë anijen aty, po të mundnin.
- Veprat e Apostujve 27:40rreth 62 e.s.
I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.
- Veprat e Apostujve 27:41rreth 62 e.s.
Por, mbasi ranë në një cekëtinë që kishte deti nga të dy anët, anija ngeci dhe mbeti me bashin të zënë e të palëvizshëm, ndërsa kiçi po shkallmohej nga furia e valëve.
- Veprat e Apostujve 27:42rreth 62 e.s.
Ushtarët ishin të mendimit t'i vritnin robërit, që asnjë të mos ikte me not.
- Veprat e Apostujve 27:43rreth 62 e.s.
Por centurioni, duke dashur të shpëtojë Palin, ua largoi mendimin për këtë propozim dhe u dha urdhër atyre që dinin të notonin të hidheshin të parët në det dhe të dilnin në tokë;