- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 26:1rreth 62 e.s.
Atëherë Agripa i tha Palit: ''Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!''. Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij:
- Veprat e Apostujve 26:2rreth 62 e.s.
''O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar Judenjtë,
- Veprat e Apostujve 26:3rreth 62 e.s.
veçanërisht sepse ti i njeh të gjitha zakonet dhe çështjet që janë midis Judenjve; prandaj të lutem të më dëgjosh me durim.
- Veprat e Apostujve 26:4rreth 62 e.s.
Se cila ka qenë mënyra ime e të jetuarit që nga rinia, të cilën e kalova tërësisht në Jeruzalem në mes të popullit tim, të gjithë Judenjtë e dinë.
- Veprat e Apostujve 26:5rreth 62 e.s.
Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë.
- Veprat e Apostujve 26:6rreth 62 e.s.
Dhe tani ndodhem para qjyqit për shpresën e premtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë,
- Veprat e Apostujve 26:7rreth 62 e.s.
premtim të cilin dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë me zell ditë e natë Perëndisë, shpresojnë ta fitojnë; për këtë shpresë, o mbret Agripa, unë jam akuzuar nga Judenjtë.
- Veprat e Apostujve 26:8rreth 62 e.s.
Përse vallë mendoni se është e pabesueshme që Perëndia t'i ringjallë të vdekurit?
- Veprat e Apostujve 26:9rreth 62 e.s.
Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.
- Veprat e Apostujve 26:10rreth 62 e.s.
Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.
- Veprat e Apostujve 26:11rreth 62 e.s.
Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.
- Veprat e Apostujve 26:12rreth 62 e.s.
Në kohën kur unë po merresha me këtë punë dhe po shkoja në Damask me autorizim dhe me fuqi të plota nga krerët e priftërinjve,
- Veprat e Apostujve 26:13rreth 62 e.s.
në mesditë, o mbret, në rrugë unë pashë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se dielli, e cila vetëtiu rreth meje dhe rreth atyre që udhëtonin me mua.
- Veprat e Apostujve 26:14rreth 62 e.s.
Mbasi të gjithë ne ramë përtokë, dëgjova një zë që po më fliste dhe më tha në gjuhën hebraike: "Saul, Saul, pse më përndjek? Éshtë e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave".
- Veprat e Apostujve 26:15rreth 62 e.s.
Unë thashë: "Kush je ti, Zot?". Ai tha: "Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek.
- Veprat e Apostujve 26:16rreth 62 e.s.
Por çohu dhe rri në këmbë, sepse prandaj të jam shfaqur: që të të vë shërbyes dhe dëshmues për gjërat që ke parë dhe për ato për të cilat unë do të shfaqem,
- Veprat e Apostujve 26:17rreth 62 e.s.
duke të zgjedhur ty nga populli dhe nga johebrenjtë, tek të cilët po të dërgoj tani,
- Veprat e Apostujve 26:18rreth 62 e.s.
që t'u çelësh sytë atyre dhe t'i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve".
- Veprat e Apostujve 26:19rreth 62 e.s.
Prandaj, o mbret Agripa, unë nuk kam qenë i pabindur ndaj vegimit qiellor.
- Veprat e Apostujve 26:20rreth 62 e.s.
Por në fillim atyre në Damask, pastaj në Jeruzalem, në mbarë krahinën e Judesë dhe johebrenjve, u kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi.
- Veprat e Apostujve 26:21rreth 62 e.s.
Për këto gjëra Judenjtë, mbasi më kapën në tempull, u orvatën të më vrasin.
- Veprat e Apostujve 26:22rreth 62 e.s.
Por, për shkak të ndihmës që pata nga Perëndia deri në këtë ditë, vazhdova t'u dëshmoj të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin,
- Veprat e Apostujve 26:23rreth 62 e.s.
domethënë: që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekuris, duhej t'i shpallte dritën popullit dhe johebrenjve''.
- Veprat e Apostujve 26:24rreth 62 e.s.
Dhe, ndërsa Pali i thoshte këto gjëra në mbrojtje të tij, Festi tha me zë të lartë: ''Pal, ti je tërbuar; studimet e shumta të bënë të shkallosh".
- Veprat e Apostujve 26:25rreth 62 e.s.
Por ai tha: ''Unë nuk jam tërbuar, shumë i shkëlqyeri Fest, por them fjalë të së vërtetës dhe të mendjes së shëndoshë.