Kalo te përmbajtja

circa 930–586 BC

The Divided Kingdom

The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.

1,722 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Mbretërve 3:26rreth 895 p.e.s.

    Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.

  2. 2 Mbretërve 3:27rreth 895 p.e.s.

    Atëherë ai mori të parëlindurin e tij që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e ofroi si olokaust mbi muret. Pati atëherë një zemërim të madh kundër atyre Izraelitëve që u larguan nga ai dhe u kthyen në vendin e tyre.

  3. 2 Mbretërve 4:1rreth 894 p.e.s.

    Një grua, bashkëshortja e një dishepulli të profetëve, i thirri Eliseut duke i thënë: "Shërbëtori yt, burri im, vdiq, dhe ti e di që shërbëtori yt kishte frikë nga Zoti; tani huadhënësi ka ardhur

  4. 2 Mbretërve 4:2rreth 894 p.e.s.

    Eliseu i tha: "Ç'duhet të bëj për ty? Më thuaj, çfarë ke në shtëpi?". Ajo u përgjigj: Shërbëtorja jote nuk ka asgjë në shtëpi përveç një ene të vogël me vaj".

  5. 2 Mbretërve 4:3rreth 894 p.e.s.

    Atëherë ai i tha: "Shko dhe kërko hua nga gjithë fqinjët e tu disa enë boshe; dhe mos u kërko pak.

  6. 2 Mbretërve 4:4rreth 894 p.e.s.

    Kur të kthehesh, mbyll portën prapa teje dhe bijve të tu, pastaj derdh vajin në tërë enët, duke vënë mënjanë ato që do të mbushen".

  7. 2 Mbretërve 4:5rreth 894 p.e.s.

    Ajo u largua prej tij dhe mbylli portën pas vetes dhe të bijve; këta i sillnin enët dhe ajo derdhte vajin në to.

  8. 2 Mbretërve 4:6rreth 894 p.e.s.

    Kur enët u mbushën, ajo i tha të birit: "Sillmë edhe një enë". Por ai iu përgjigj: "Nuk ka më enë". Dhe vaji u ndal.

  9. 2 Mbretërve 4:7rreth 894 p.e.s.

    Atëherë ajo shkoi t'ia njoftojë ngjarjen njeriut të Perëndisë, që i tha: "Shko të shesësh vajin dhe paguaj borxhin tënd; me atë që do teprojë, ke për të jetuar ti dhe bijtë e tu".

  10. 2 Mbretërve 4:8rreth 894 p.e.s.

    Ndodhi që një ditë Eliseu shkoi në Shunem, ku banonte një grua e pasur, dhe kjo e detyroi të hante pak ushqim. Kështu sa herë që ai kalonte andej, shkonte të hante tek ajo.

  11. 2 Mbretërve 4:9rreth 894 p.e.s.

    Ajo i tha burrit të saj: "Ja, unë jam e sigurt që ai që kalon gjithnjë te neve është një njeri i shenjtë i Perëndisë.

  12. 2 Mbretërve 4:10rreth 894 p.e.s.

    Të lutem, të ndërtojmë një dhomë të vogël me mur në katin e sipërm dhe të vëmë për të një shtrat, një tryezë, një karrige dhe një shandan; kështu, kur të vijë te ne, mund të rrijë në atë dhomë".

  13. 2 Mbretërve 4:11rreth 894 p.e.s.

    Një ditë që Eliseu po kalonte andej shkoi në dhomën lart dhe u shtri.

  14. 2 Mbretërve 4:12rreth 894 p.e.s.

    Pastaj i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: "Thirre këtë Shunamite". Ai e thirri dhe ajo u paraqit përpara tij.

  15. 2 Mbretërve 4:13rreth 894 p.e.s.

    Pastaj Eliseu i tha shërbëtorit të tij: "I thuaj kështu: "Ja, ti ke treguar një kujdes të veçantë për ne; çfarë mund të bëj për ty? A dëshiron t'i them diçka në emrin tënd mbretit apo komandantit të ushtrisë?"". Ajo u përgjigj:

  16. 2 Mbretërve 4:14rreth 894 p.e.s.

    "Unë jetoj në mes të popullit tim". Atëherë Eliseu i tha: "Çfarë mund të bëj për të?". Gehazi u përgjigj: "Të thuash të vërtetën, ajo nuk ka fëmijë dhe burri i saj është i vjetër".

  17. 2 Mbretërve 4:15rreth 894 p.e.s.

    Eliseu i tha: "Thirre!". Ai e thirri dhe ajo u ndal te porta.

  18. 2 Mbretërve 4:16rreth 894 p.e.s.

    Atëherë Eliseu i tha: "Në këtë stinë, mot, ti do të përqafosh një bir". Ajo u përgjigj: "Jo, imzot; o njeri i Perëndisë, mos e gënje shërbëtoren tënde!".

  19. 2 Mbretërve 4:17rreth 894 p.e.s.

    Gruaja mbeti me barrë dhe lindi një djalë vitin tjetër, në po atë stinë siç i kishte thënë Eliseu.

  20. 2 Mbretërve 4:18rreth 894 p.e.s.

    Fëmija u rrit; një ditë që kishte vajtur tek i ati bashkë me korrësit,

  21. 2 Mbretërve 4:19rreth 894 p.e.s.

    i tha të atit: "Koka ime, koka ime!". I ati urdhëroi shërbëtorin e tij: "Çoje tek e ëma!".

  22. 2 Mbretërve 4:20rreth 894 p.e.s.

    Ky e mori dhe e çoi tek e ëma. Fëmija qëndroi në prehrin e saj deri në mesditë, pastaj vdiq.

  23. 2 Mbretërve 4:21rreth 894 p.e.s.

    Atëherë ajo u ngjit, u shtri në shtratin e njeriut të Perëndisë, mbylli portën prapa tij dhe doli.

  24. 2 Mbretërve 4:22rreth 894 p.e.s.

    Pastaj thirri burrin e saj dhe i tha: "Të lutem, më dërgo një nga shërbëtorët e tu dhe një gomare; po vrapoj te njeriu i Perëndisë dhe po kthehem".

  25. 2 Mbretërve 4:23rreth 894 p.e.s.

    Ai e pyeti: "Pse dëshiron të shkosh tek ai pikërisht sot? Nuk është as dita e hënës së re, as e shtuna". Ajo u përgjigj: "Çdo gjë do të shkojë mbarë!".