Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ezekieli 24:5rreth 590 p.e.s.

    Merr më të mirën e kopesë, pastaj grumbullo nën të dru; vëre të ziejë fort, me qëllim që në të të ziejnë edhe kockat".

  2. Ezekieli 24:6rreth 590 p.e.s.

    Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjerë qyteti gjakatar, tenxheres ku ka papastërti, papastërti që nuk hiqet. Zbraze pjesë pjesë pa hedhur short mbi të.

  3. Ezekieli 24:7rreth 590 p.e.s.

    Sepse gjaku i tij është në mes të tij; e ka vënë në majë të një shkëmbi, nuk e ka shkapërderdhur për tokë për ta mbuluar me pluhur.

  4. Ezekieli 24:8rreth 590 p.e.s.

    Për të nxitur tërbimin, për t'u hakmarrë, ka vënë gjakun e tij në majë të një shkëmbi, që të mos mbulohet".

  5. Ezekieli 24:9rreth 590 p.e.s.

    Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjerë qyteti gjakatar! Edhe unë do të ndez një zjarr të madh.

  6. Ezekieli 24:10rreth 590 p.e.s.

    Mblidh drutë, ndiz zjarrin, piqe mirë mishin, përziej beharnat dhe lëri kockat të digjen.

  7. Ezekieli 24:11rreth 590 p.e.s.

    Pastaj vëre tenxheren bosh mbi qymyr, që të ngrohet dhe bronzi i saj të skuqet me qëllim që papastërtia e saj të hiqet nga mesi i saj dhe pisllëku i saj të konsumohet.

  8. Ezekieli 24:12rreth 590 p.e.s.

    Ai më ka lodhur me gënjeshtrat e tij; pisllëku i madh i tij nuk po hiqet; pisllëku i tij do të marrë fund mbi zjarrin.

  9. Ezekieli 24:13rreth 590 p.e.s.

    Ka shthurje në papastërtinë tënde. Unë, pra, kërkova të të pastroj, por ti nuk je i pastër; nuk do të pastrohesh më nga papastërtia jote, deri sa të mos kem shfryrë mbi ty tërbimin tim.

  10. Ezekieli 24:14rreth 590 p.e.s.

    Unë, Zoti, fola; kjo gjë do të ndodhë, unë do ta kryej; nuk do të prapsem, nuk do të kem mëshirë, nuk do të pendohem. Ti do të gjykohesh sipas sjelljes tënde dhe sipas veprimeve e tua, thotë Zoti, Zoti".

  11. Ezekieli 24:15rreth 590 p.e.s.

    Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

  12. Ezekieli 24:16rreth 590 p.e.s.

    "Bir njeriu, ja, unë do të të heq me një goditje të vetme kënaqësinë e syve të tu; por ti mos u trishto, mos vajto dhe mos derdh asnjë lot.

  13. Ezekieli 24:17rreth 590 p.e.s.

    Vajto në heshtje, mos mbaj zi për të vdekurit, lidhe kokën me çallmë, mbath sandalet, mos e mbulo mjekrën dhe mos ha bukën e njerëzve që mbajnë zi".

  14. Ezekieli 24:18rreth 590 p.e.s.

    Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja; të nesërmen në mëngjes veprova ashtu si më kishin urdhëruar.

  15. Ezekieli 24:19rreth 590 p.e.s.

    Populli atëherë më pyeti: "A do të na shpjegosh ç'kuptim ka për ne ajo që ti bën?".

  16. Ezekieli 24:20rreth 590 p.e.s.

    Unë u përgjigja: "Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

  17. Ezekieli 24:21rreth 590 p.e.s.

    I thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të përdhos shenjtëroren time, krenarinë e forcës suaj, kënaqësinë e syve tuaj, kënaqësinë e shpirtit tuaj; dhe bijtë tuaj dhe bijat tuaja që keni lënë do të rrëzohen nga shpata.

  18. Ezekieli 24:22rreth 590 p.e.s.

    Dhe ju do të bëni ashtu si bëra unë: nuk do ta mbuloni mjekrën dhe nuk do të hani bukën e njerëzve që mbajnë zi.

  19. Ezekieli 24:23rreth 590 p.e.s.

    Do të keni mbi kokë çallmat tuaja, sandalet tuaja te këmbët; nuk do të trishtoheni dhe nuk do të qani, por do ta hani veten për paudhësitë tuaja dhe do të vajtoni njeri me tjetrin.

  20. Ezekieli 24:24rreth 590 p.e.s.

    Kështu Ezekieli do të jetë për ju një shenjë; ju do të veproni për çdo gjë ashtu si veproi ai. Kur do të ndodhin këto gjëra, do të pranoni se unë jam Zoti, Zoti.

  21. Ezekieli 24:25rreth 590 p.e.s.

    Dhe ti, bir njeriu, ditën që atyre do t'u marr fortesën e tyre, gëzimin e lavdisë së tyre, kënaqësinë e syve të tyre, lakminë e shpirtit të tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre,

  22. Ezekieli 24:26rreth 590 p.e.s.

    atë ditë një ikanak do të vijë te ti që të të sjellë lajmin.

  23. Ezekieli 24:27rreth 590 p.e.s.

    Atë ditë ti do të hapësh gojën me ikanakun; atëherë ti do të flasësh dhe nuk do të jesh më memec, dhe do të jesh një shenjë për ta. Atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti".

  24. Ezekieli 25:1rreth 590 p.e.s.

    Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

  25. Ezekieli 25:2rreth 590 p.e.s.

    "Bir njeriu, kthe fytyrën drejt bijve të Amonit dhe profetizo kundër tyre.