Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ezekieli 25:3rreth 590 p.e.s.

    U thuaj bijve të Amonit: Dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se ti the: "Ah, Ah", kundër shenjtërores sime kur ajo u përdhos, kundër vendit të Izraelit kur ai u shkretua dhe kundër shtëpisë së Judës kur ajo shkoi në robëri,

  2. Ezekieli 25:4rreth 590 p.e.s.

    prandaj ja, unë po të jap në dorë të bijve të lindjes, dhe ata do të ngrejnë fushimet e tyre në mesin tënd dhe në mesin tënd do të ngrenë vendbanimet e tyre; ata do të hanë frytet e tua dhe do të pijnë qumështin tënd.

  3. Ezekieli 25:5rreth 590 p.e.s.

    Unë do ta bëj Rabahun një vathë për devetë dhe vendin e bijve të Amonit një vathë për dhëntë; atëherë ti do të pranosh se unë jam Zoti".

  4. Ezekieli 25:6rreth 590 p.e.s.

    Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ti ke rrahur duart, ke rrahur këmbët dhe je gëzuar në zemër me gjithë përçmimin tënd për vendin e Izraelit;

  5. Ezekieli 25:7rreth 590 p.e.s.

    prandaj ja, unë po shtrij dorën time kundër teje dhe do të të jap si plaçkë të kombeve, do të të shfaros nga popujt dhe do të të bëj të zhdukesh nga rendi i vendeve; do të të shkatërroj, kështu do të pranosh që unë jam Zoti".

  6. Ezekieli 25:8rreth 590 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Moabi dhe Seiri thonë: "Ja, shtëpia e Judës është si të gjitha kombet e tjera",

  7. Ezekieli 25:9rreth 590 p.e.s.

    prandaj ja, unë do të hap krahun e Moabit nga ana e qyteteve, nga ana e qyteteve që janë në kufijtë e tij, lulja e vendit, Beth-Jeshimothi, Baalmeoni dhe Kiriathaimi.

  8. Ezekieli 25:10rreth 590 p.e.s.

    Do ta jap pastaj në zotërim të bijve të lindjes, bashkë me bijtë e Amonit, me qëllim që bijtë e Amonit të mos kujtohen më midis kombeve.

  9. Ezekieli 25:11rreth 590 p.e.s.

    Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Moabin, dhe ata do të pranojnë që unë jam Zoti".

  10. Ezekieli 25:12rreth 590 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Zoti: "Për atë që ka bërë Edomi duke marrë hak kundër shtëpisë së Judës, dhe sepse u bë shumë fajtor duke u hakmarrë kundër saj",

  11. Ezekieli 25:13rreth 590 p.e.s.

    kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të shtrij dorën time kundër Edomit, do të shfaros njerëz dhe kafshë dhe do ta shkretoj; nga Themani deri në Dedan dhe do të bien nga shpata.

  12. Ezekieli 25:14rreth 590 p.e.s.

    Do ta kryej hakmarrjen time kundër Edomit me anën e popullit tim të Izraelit, që do të trajtojë Edomin sipas zemërimit tim dhe sipas tërbimit tim; kështu ata do të njohin hakmarrjen time", thotë Zoti, Zoti.

  13. Ezekieli 25:15rreth 590 p.e.s.

    Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Filistejtë kanë qenë hakmarrës dhe kanë kryer hakmarrje me zemër plot përçmim për të shkatërruar, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër",

  14. Ezekieli 25:16rreth 590 p.e.s.

    prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do ta shtrij dorën time kundër Filistejve, do të shfaros Kerethejtë dhe do të shkatërroj kusurin e bregut të detit.

  15. Ezekieli 25:17rreth 590 p.e.s.

    Do të kryej kundër tyre një hakmarrje të madhe me ndëshkime të rënda; dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të kryej kundër tyre hakmarrjen time".

  16. Ezekieli 26:1rreth 588 p.e.s.

    Ndodhi në vitin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, që fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:

  17. Ezekieli 26:2rreth 588 p.e.s.

    "Bir njeriu, duke qenë se Tiro ka folur kundër Jeruzalemit: "Ah, Ah! Porta e popujve është thyer, ajo është drejtuar nga unë; unë do të mbushem tani që ajo është prishur"".

  18. Ezekieli 26:3rreth 588 p.e.s.

    Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Tiro. Do të bëj të ngrihen kundër teje shumë kombe, ashtu si deti bën të ngrihen valët e tij.

  19. Ezekieli 26:4rreth 588 p.e.s.

    Ata do të shkatërrojnë muret e Tiros dhe do të shembin kullat e tij; do të fshij prej tij edhe pluhurin e tij dhe do ta bëj si një shkëmb të zhveshur.

  20. Ezekieli 26:5rreth 588 p.e.s.

    Ai do të jetë një vend për të hedhur rrjetat në mes të detit, sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti; "do të plaçkitet nga kombet;

  21. Ezekieli 26:6rreth 588 p.e.s.

    edhe bijat e tij që janë në fshat do të vriten nga shpata; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

  22. Ezekieli 26:7rreth 588 p.e.s.

    Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë sjell nga veriu kundër Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, mbretin e mbretërve, me kuaj, me qerre, me kalorës dhe një shumicë të madhe njerëzish.

  23. Ezekieli 26:8rreth 588 p.e.s.

    Ai do të vrasë me shpatë bijat e tua që janë në fshat, do të ngrejë kundër teje kulla, do të ndërtojë kundër teje një ledh dhe do të ngrejë kundër teje një çati mburojash.

  24. Ezekieli 26:9rreth 588 p.e.s.

    Do të drejtojë kundër mureve të tua deshtë e tij dhe do të rrëzojë kullat e tua me kazmat e tij.

  25. Ezekieli 26:10rreth 588 p.e.s.

    Për shkak të morisë së kuajve të tij do të mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do të dridhen nga zhurma e kalorësve, të rrotave dhe të qerreve, kur të hyjë nëpër portat e tua, ashtu siç hyhet në një qytet nëpër të cilin është hapur një e çarë.