Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin

  2. Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!

  3. Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.

  4. Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.

  5. A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.

  6. Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.

  7. Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;

  8. vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

  9. Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

  10. Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;

  11. nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

  12. Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,

  13. kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.

  14. Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

  15. Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

  16. Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

  17. "Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata që e njohin nuk shohin ditët e tij?

  18. Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.

  19. U jep siguri dhe ata i besojnë asaj; megjithatë sytë e tij kundrojnë rrugët e tyre.

  20. "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

  21. A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

  22. Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

  23. Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

  24. Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

  25. I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.