Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,

  2. kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;

  3. Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

  4. Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

  5. Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.

  6. E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

  7. me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

  8. Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?

  9. Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?

  10. le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

  11. çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?

  12. Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?

  13. Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë.

  14. Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia

  15. dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë

  16. Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,

  17. Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.

  18. Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.

  19. Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".

  20. Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.

  21. Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.

  22. Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;

  23. i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".

  24. Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.

  25. Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?