Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

  2. Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.

  3. Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

  4. Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

  5. Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

  6. "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,

  7. deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,

  8. Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.

  9. Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?

  10. A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?

  11. A do t'i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?

  12. Do t'ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t'ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.

  13. Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.

  14. Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

  15. Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

  16. Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

  17. Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.

  18. Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

  19. sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.

  20. Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

  21. kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

  22. atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

  23. dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

  24. "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,

  25. kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;