Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.

  2. Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!

  3. Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?

  4. Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.

  5. "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?

  6. Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;

  7. Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,

  8. por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.

  9. Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;

  10. sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.

  11. Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.

  12. Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.

  13. Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!

  14. Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!

  15. Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.

  16. Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.

  17. A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?

  18. ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime;

  19. Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,

  20. dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?

  21. Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?

  22. Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?

  23. Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".

  24. A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?

  25. Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.