God
Vargje që përmendin God
Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,
në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.
Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.
Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.
"Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?
Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.
Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?
Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.
Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.
Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?".
Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.
Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?
Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,
ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.
Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?
Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.
Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?
më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.
ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.
Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.
Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.
Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?