Skip to content

Vargje biblike për Vision

116 vargje · 17 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. ai ka parë në vegim një njeri, me emër Anania, duke hyrë dhe duke i vënë duart për t'ia kthyer dritën e syve''.

  2. Ai pa qartë në një vegim, aty nga ora e nëntë e ditës, një engjëll të Perëndisë që hyri tek ai dhe i tha: ''Kornel!''.

  3. Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, rreth orës së gjashtë për t'u lutur.

  4. E mori uria dhe donte të hante; dhe, ndërsa ata të shtëpisë po i përgatitnin ushqimin, u rrëmbye në ekstazë;

  5. dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,

  6. dhe brenda tij ishin të gjitha llojet e katërkëmbësheve, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë qielli.

  7. Dhe një zë i tha: ''Pjetër, çohu, ther dhe ha!''.

  8. Por Pjetri u përgjigj: ''Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!''.

  9. Dhe zëri i tha për të dytën herë: ''Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra''.

  10. Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell.

  11. Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç'kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.

  12. Dhe thirrën e pyetën nëse Simoni, i mbiquajtur Pjetër, ndodhej aty.

  13. sepse nuk mund të duronin urdhërin: ''Në se edhe një shtazë e prek malin, të vritet me gurë ose me shigjeta'';

  14. dhe aq e llahtarshme ishte pamja, sa Moisiu tha: ''Unë jam i frikësuar dhe po dridhem i tëri''.

  15. Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, që është Jeruzalemi qiellor, edhe morisë së engjëjve,

  16. kuvendit universal dhe kishës të të parëlindurve që janë shkruar në qiej, Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, shpirtërave të të drejtëve që u bënë të përsosur,