Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Righteousness of God

73 vargje · 46 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?

  2. Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.

  3. Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

  4. Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.

  5. Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

  6. Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

  7. Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.

  8. Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

  9. Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.

  10. sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

  11. Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.

  12. Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.

  13. Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.

  14. sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.

  15. Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,

  16. Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

  17. Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

  18. Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.

  19. Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.

  20. Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.

  21. Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.

  22. Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.

  23. Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.

  24. Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.

  25. Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.