Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Peace

68 vargje · 38 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

  2. Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

  3. Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

  4. Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

  5. Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.

  6. Ai do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t'i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.

  7. Smira e Efraimit do të zhduket dhe kundërshtarët e Judës do të asgjesohen; Efraimi nuk do ta ketë më zili Judën dhe Juda nuk do të ketë më armiqësi me Efraimin.

  8. Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi,

  9. Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqënien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra".

  10. "Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Zoti.

  11. Kërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij.

  12. Shkatërrimi po vjen. Ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të ketë.

  13. Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e fushave, me shpendët e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Do të thyej harkun, shpatën dhe luftën duke i eliminuar nga toka dhe do të bëj të prehen të qetë.

  14. "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit të katërt, agjërimi i të pestit, agjërimi i të shtatit dhe agjërimi i të dhjetit do të bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash të gëzuara; prandaj duajeni të vërtetën dhe paqen".

  15. Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.

  16. Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i vrasin.

  17. Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.

  18. ''Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.

  19. Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,

  20. dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.

  21. Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t'i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!''.

  22. ''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!''.

  23. Të nesërmen ai u duk në mes tyre, ndërsa po ziheshin dhe i këshilloi për paqe, duke thënë: "O burra, ju jeni vëllezër, pse ia bëni me të padrejtë njëri-tjetrit?".

  24. Por ai që ia bënte me të padrejtë fqinjit të vete shtyu, duke thënë: "Kush të ka vënë ty të parë dhe gjykatës mbi ne?

  25. Don të më vrasësh mua, ashtu si vrare dje Egjiptasin?".