Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Nation

183 vargje · 11 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.

  2. Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.

  3. O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.

  4. Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)

  5. Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.

  6. Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.

  7. A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?

  8. A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?

  9. Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.

  10. Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;

  11. do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.

  12. Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.

  13. Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.

  14. Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

  15. Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.

  16. Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.

  17. Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

  18. një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.

  19. Ai do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t'i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.

  20. ti do të shqiptosh këtë sentencë mbi mbretin e Babilonisë dhe do të thuash: "Ashtu si mbaroi shtypësi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.

  21. Zoti e ka thyer shkopin e të pabesëve, skeptrin e tiranëve.

  22. Ai që në tërbim e sipër godiste popujt me goditje të pandërprera, ai që sundonte me zemërim mbi kombet tani përndiqet pa mëshirë.

  23. Mbarë dheu pushon i qetë, njerëzit shpërthejnë në britma gëzimi.

  24. Ky është plani i vendosur kundër të gjithë dheut dhe kjo është dora e shtrirë kundër të gjithë kombeve.

  25. Me qenë se Zoti i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t'ia anullojë? Dora e tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë?".