Skip to content

Vargje biblike për Jerusalem

271 vargje · 117 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. dhe disa nga bijtë e priftërinjve me boritë e tyre: Zakaria, bir i Jonathanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,

  2. dhe vëllezërit e tij Shemajahu, Azareeli, Milalai; Gilalaji, Maai, Nethaneeli, Juda dhe Hanani, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Ezdra, shkruesi, ecte në krye të tyre.

  3. Kur arritën te porta e Burimit u ngjitën drejtpërdrejtë nëpër shkallët e qytetit të Davidit, ku muret lartohen mbi shtëpinë e Davidit, deri te porta e Ujërave, në lindje.

  4. Kori i dytë i lëvdimit mori drejtimin e kundërt; unë e ndiqja me gjysmën e popullit, mbi muret, mbi kullën e Furrave, deri te muri i Gjerë,

  5. pastaj mbi portën e Efraimit, mbi portën e Vjetër, mbi portën e Peshqve, mbi kullën e Hananeelit, mbi kullën e Meahut, deri te porta e Deleve; kori u ndal te porta e Burgut.

  6. Dy koret e lëvdimit u ndalën te shtëpia e Perëndisë; kështu bëra edhe unë me gjysmën e gjyqtarëve që ishin me mua,

  7. dhe priftërinjtë Eliakim, Maasejah, Minialin, Mikajah, Elioenai, Zakaria, Hananiahu me boritë,

  8. dhe Maasejahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Milkijahu, Elami dhe Ezetri. Këngëtarët kënduan me zë të lartë nën drejtimin e Jezrahiahut.

  9. Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.

  10. Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

  11. ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

  12. Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

  13. Vegimi i Isaias, birit të Amotsit, që ai pa për Judën dhe Jeruzalemin në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias; mbretër të Judës;

  14. Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur: "Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje.

  15. Kau e njeh të zotin e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë së tij, por Izraeli nuk ka dije dhe populli im nuk ka mend".

  16. Mjerë, komb mëkatar, popull i ngarkuar me paudhësi, racë keqbërësish, bij që veprojnë në mënyrë të çoroditur! Kanë braktisur Zotin, kanë përçmuar të Shenjtin e Izraelit, kanë devijuar dhe janë kthyer prapa.

  17. Keni parë gjithashtu sa të shumta ishin të çarat në muret e qytetit të Davidit, dhe keni mbledhur ujërat e hauzit të poshtëm.

  18. Keni numëruar shtëpitë e Jeruzalemit dhe keni shembur shtëpi për të fortifikuar muret.

  19. Përveç kësaj keni ndërtuar një rezervuar midis dy mureve për ujërat e hauzit të vjetër, por nuk keni parë se kush e ka bërë këtë, as nuk keni marrë parasysh kush e ka menduar këtë prej një kohe të gjatë.

  20. Vërtetoj fjalën e shërbëtorit tim dhe i jap sukses këshillës së lajmëtarëve të mi; unë i them Jeruzalemit: "Do të kesh banorë", dhe qyteteve të Judës: "Do t'ju rindërtojnë", dhe unë do të rindërtoj gërmadhat e tyre.

  21. Unë i them humnerës: "Thahu!"; dhe unë do të thaj lumenjtë e tu.

  22. Them për Kirin: "Ai është bariu im!" dhe do të çojë në vend tërë dëshirat e mia, duke i thënë Jeruzalemit: "Do të rindërtohesh!", dhe tempullit: "Do të jesh i qëndrueshëm!"".

  23. Shkoni rreth e rrotull nëpër rrugët e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kërkoni në sheshet e tij në rast se gjeni një njeri, një njeri të vetëm që zbaton drejtësinë, që kërkon të vërtetën, dhe unë do ta fal.

  24. Edhe kur thonë: "Zoti rron", me siguri betohen për atë që është e gënjeshtërt.

  25. O Zot, nuk janë sytë e tu për të vërtetën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhembje; i ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tepër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen.