- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 13:37rreth 45 e.s.
por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
- Veprat e Apostujve 13:38rreth 45 e.s.
Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
- Veprat e Apostujve 13:39rreth 45 e.s.
dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.
- Veprat e Apostujve 13:40rreth 45 e.s.
Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:
- Veprat e Apostujve 13:41rreth 45 e.s.
"Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t'jua tregonte dikush"''.
- Veprat e Apostujve 13:42rreth 45 e.s.
Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t'u flisnin përsëri për këto gjëra.
- Veprat e Apostujve 13:43rreth 45 e.s.
Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 13:44rreth 45 e.s.
Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 13:45rreth 45 e.s.
Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.
- Veprat e Apostujve 13:46rreth 45 e.s.
Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: ''Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t'ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.
- Veprat e Apostujve 13:47rreth 45 e.s.
Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: "Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut"''.
- Veprat e Apostujve 13:48rreth 45 e.s.
Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.
- Veprat e Apostujve 13:49rreth 45 e.s.
Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
- Veprat e Apostujve 13:50rreth 45 e.s.
Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
- Veprat e Apostujve 13:51rreth 45 e.s.
Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.
- Veprat e Apostujve 13:52rreth 45 e.s.
Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.
- Veprat e Apostujve 14:1rreth 46 e.s.
Ndodhi që edhe në Antioki ata hynë në sinagogën Ejudenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një turmë e madhe Judenjsh dhe Grekësh besuan,
- Veprat e Apostujve 14:2rreth 46 e.s.
Porjudenjtë që nuk besuan i nxitën dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundër vëllezërve.
- Veprat e Apostujve 14:3rreth 46 e.s.
Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili jepte dëshmi fjalës së hirit të tij, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli.
- Veprat e Apostujve 14:4rreth 46 e.s.
Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anën e Judenjve dhe të tjerë atë të apostujve.
- Veprat e Apostujve 14:5rreth 46 e.s.
Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerët e tyre për t'i keqtrajtuar apostujt dhe për t'i vrarë me gurë,
- Veprat e Apostujve 14:6rreth 46 e.s.
ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,
- Veprat e Apostujve 14:7rreth 46 e.s.
dhe atje vazhduan të ungjillëzonin.
- Veprat e Apostujve 14:8rreth 46 e.s.
Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës.
- Veprat e Apostujve 14:9rreth 46 e.s.
Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t'u shëruar,