- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446 BC
Sinai & The Law
God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.
Vargje nga kjo periudhë
- Eksodi 30:16rreth 1491 p.e.s.
Do të marrësh, pra, nga djemtë e Izraelit këto të holla të shërbimit dhe do t'i përdorësh për shërbimin e çadrës së mbledhjes: kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një kujtim para Zotit për të bërë shlyerjen për jetën tuaj".
- Eksodi 30:17rreth 1491 p.e.s.
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
- Eksodi 30:18rreth 1491 p.e.s.
"Do të bësh edhe një legen prej bronzi, me bazën e tij prej bronzi, për t'u larë; do ta vendosësh midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh edhe ujë.
- Eksodi 30:19rreth 1491 p.e.s.
Dhe aty Aaroni dhe bijtë e tij do të lajnë duart dhe këmbët.
- Eksodi 30:20rreth 1491 p.e.s.
Kur do të hyjnë në çadrën e mbledhjes, do të lahen me ujë, që të mos vdesin; kështu edhe kur do t'i afrohen altarit për të shërbyer, për të tymosur një ofertë të bërë Zotit me anë të zjarrit.
- Eksodi 30:21rreth 1491 p.e.s.
Do të lajnë duart dhe këmbët e tyre, që të mos vdesin. Ky do të jetë një rregull i përjetshëm, për atë dhe për pasardhësit e tij, brez pas brezi".
- Eksodi 30:22rreth 1491 p.e.s.
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
- Eksodi 30:23rreth 1491 p.e.s.
"Gjej edhe aromat më të mira: pesëqind sikla mirrë të lëngët, dyqind e pesëdhjetë, domethënë gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesëdhjetë kanellë aromatike,
- Eksodi 30:24rreth 1491 p.e.s.
pesëqind sikla, në bazë të siklit të shenjtërores, kasie dhe një hin vaj ulliri.
- Eksodi 30:25rreth 1491 p.e.s.
Me këto të përgatitësh një vaj për vajosjen e shenjtë, një parfum të prodhuar me artin e parfumierit: ky do të jetë vaji i vajosjes së shenjtë.
- Eksodi 30:26rreth 1491 p.e.s.
Me të do të vajosësh çadrën e mbledhjes dhe arkën e dëshmisë,
- Eksodi 30:27rreth 1491 p.e.s.
tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit,
- Eksodi 30:28rreth 1491 p.e.s.
altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij.
- Eksodi 30:29rreth 1491 p.e.s.
Do të shenjtërosh kështu këto gjëra dhe do të jenë shumë të shenjta; të gjitha sendet që u përkasin, do të jenë të shenjta.
- Eksodi 30:30rreth 1491 p.e.s.
Do të vajosësh edhe Aaronin dhe bijtë e tij dhe do t'i shenjtërosh, me qëllim që të më shërbejnë si priftërinj.
- Eksodi 30:31rreth 1491 p.e.s.
Pastaj do t'u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: "Ky do të jetë për mua një vaj për vajosjen e shenjtë, brez pas brezi.
- Eksodi 30:32rreth 1491 p.e.s.
Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do të përgatisni tjetër po ashtu; ai është i shenjtë, do të jetë i shenjtë edhe për ju.
- Eksodi 30:33rreth 1491 p.e.s.
Kushdo që përgatit të ngjashëm, apo kushdo që e vë mbi një të huaj, do të shfaroset nga populli i tij"".
- Eksodi 30:34rreth 1491 p.e.s.
Zoti i tha akoma Moisiut: "Gjej disa aroma, storaks, guaska erëmira, galban, aroma me temjan të kulluar, në doza të barabarta;
- Eksodi 30:35rreth 1491 p.e.s.
do të përgatitësh me to një parfum simbas artit të parfumierit, një parfum të kripur, të pastër dhe të shenjtë;
- Eksodi 30:36rreth 1491 p.e.s.
do ta kthesh një pjesë të tij në pluhur shumë të hollë dhe do të vendosësh pak nga ai përpara dëshmisë në çadrën e mbledhjes, ku unë do të të takoj: ai do të jetë për ju një gjë shumë e shenjtë.
- Eksodi 30:37rreth 1491 p.e.s.
Por nga temjani që ke për të bërë, nuk do të përgatisni për veten tuaj me të njëjtën përbërje; kjo do të jetë për ty një gjë e shenjtë kushtuar Zotit.
- Eksodi 30:38rreth 1491 p.e.s.
Kushdo që do të përgatisë një temjan të këtij lloji, do të shfaroset nga populli i tij".
- Eksodi 31:1rreth 1491 p.e.s.
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
- Eksodi 31:2rreth 1491 p.e.s.
"Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;