Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 29:37rreth 1491 p.e.s.

    Për shtatë ditë do të bësh shlyerjen e fajit për altarin dhe do ta shenjtërosh; altari do të jetë një vend shumë i shenjtë: çdo gjë që do të prekë altarin do të jetë e shenjtë.

  2. Eksodi 29:38rreth 1491 p.e.s.

    Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë.

  3. Eksodi 29:39rreth 1491 p.e.s.

    Njërin prej qengjave do ta ofrosh në mëngjes dhe tjetrin në të ngrysur.

  4. Eksodi 29:40rreth 1491 p.e.s.

    Me qengjin e parë do të ofrosh një të dhjetën e efës të majës së miellit të brumosur me një çerek hine vaji thjesht ulliri, dhe një libacion me një çerek hine verë.

  5. Eksodi 29:41rreth 1491 p.e.s.

    Qengjin e dytë do ta ofrosh në të ngrysur; do ta shoqërosh me të njëjtin blatim dhe me të njëjtin libacion të mëngjesit; është një flijim parfumi të këndshëm i ofruar nëpërmjet zjarrit për Zotin.

  6. Eksodi 29:42rreth 1491 p.e.s.

    Do të jetë një olokaust i përjetshëm për gjithë brezat e ardhshëm, ti ofruar në hyrje të çadrës së mbledhjes, përpara Zotit, kur unë do t'ju takoj për të folur me ty.

  7. Eksodi 29:43rreth 1491 p.e.s.

    Dhe atje do të takohem me bijtë e Izraelit; dhe çadra do të shenjtërohet nga lavdia ime.

  8. Eksodi 29:44rreth 1491 p.e.s.

    Kështu unë do të shenjtëroj çadrën e mbledhjes dhe altarin; do të shenjtëroj gjithashtu Aaronin dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.

  9. Eksodi 29:45rreth 1491 p.e.s.

    Do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe do të jem Perëndia i tyre.

  10. Eksodi 29:46rreth 1491 p.e.s.

    Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre".

  11. Eksodi 30:1rreth 1491 p.e.s.

    "Do të bësh edhe një altar për të djegur temjanin; dhe do ta bësh prej druri të akacies.

  12. Eksodi 30:2rreth 1491 p.e.s.

    Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.

  13. Eksodi 30:3rreth 1491 p.e.s.

    Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t'i bësh edhe një kurorë ari.

  14. Eksodi 30:4rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t'i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.

  15. Eksodi 30:5rreth 1491 p.e.s.

    Shtizat do të bëhen me dru të akacies dhe do t'i veshësh me ar.

  16. Eksodi 30:6rreth 1491 p.e.s.

    Do ta vendosësh altarin përpara velit që ndodhet përpara arkës së dëshmisë, përballë pajtuesit që ndodhet mbi dëshminë, ku unë do të të takoj.

  17. Eksodi 30:7rreth 1491 p.e.s.

    Mbi të Aaroni do të djegë temjan të parfumuar; do ta djegë çdo mëngjes, kur rregullon llambat.

  18. Eksodi 30:8rreth 1491 p.e.s.

    Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.

  19. Eksodi 30:9rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të ofroni mbi të as temjan të huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi të nuk do të derdhni libacione.

  20. Eksodi 30:10rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin".

  21. Eksodi 30:11rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  22. Eksodi 30:12rreth 1491 p.e.s.

    "Kur do të bësh llogarinë e bijve të Izraelit, për regjistrimin e tyre, secili do t'i japë Zotit shpengimin e jetës së tij, kur do të numërohen, me qëllim që të mos goditen nga ndonjë plagë, kur do të bësh regjistrimin e tyre.

  23. Eksodi 30:13rreth 1491 p.e.s.

    Kjo është ajo që do të japë secili nga ata që paguajnë taksë: gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores, (sikli është baras me njëzet gere), një gjysmë sikli do të jetë oferta që duhet t'i bëhet Zotit.

  24. Eksodi 30:14rreth 1491 p.e.s.

    Kushdo që do të përfshihet nga regjistrimi, njëzet vjeç e lart, do t'i japë Zotit këtë ofertë.

  25. Eksodi 30:15rreth 1491 p.e.s.

    I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t'i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj.