Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.

  2. O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.

  3. I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.

  4. Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.

  5. Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;

  6. "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.

  7. Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)

  8. Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!

  9. Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.

  10. Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.

  11. Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.

  12. Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!

  13. Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.

  14. Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.

  15. Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".

  16. Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.

  17. Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

  18. Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.

  19. O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

  20. Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

  21. Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

  22. Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

  23. sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

  24. O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

  25. kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.