Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,

  2. dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".

  3. Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)

  4. "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.

  5. Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.

  6. Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.

  7. Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.

  8. I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

  9. Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.

  10. A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?

  11. Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.

  12. Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

  13. Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,

  14. ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?

  15. Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.

  16. Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.

  17. Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".

  18. Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.

  19. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

  20. Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.

  21. Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.

  22. Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.

  23. O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.

  24. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.

  25. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.